Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

E vërteta e kumarit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Tuneli në det, qeveria në zjarr

Nga Klodian Tomorri

Kazinotë nuk po hapen tani. Kazinotë nuk u mbyllën asnjëherë. Sepse po të ishin mbyllur, atëherë kazinoja e Taiëanit nuk kishte për të qenë e hapur. Dhe po kështu, Plaza nuk kishte se si të merrte licencën, që mori para disa muajsh.

Ato që u mbyllën me ligj, ishin bastet sportive dhe kazinotë elektronike. Ligji ka dy përkufizime të ndryshme mes kazinosë dhe kazinosë elektronike. E thënë trashë, e para ka dhe lojëra jo elektronike si ruleta apo black jack-u, e dyta ka vetëm lojëra elektronike me makineta.

Çfarë ka bërë qeveria me vendimin e ri? E para ka përcaktuar zonën ku mund të ndërtohen kazino në Tiranë duke e ngushtuar rreth qendrës. E dyta, i ka dhënë mundësinë Taiëanit që të rinovojë licencën automatikisht pa garë për 10 vjet të tjera.

A është kjo një gjë e keqe? Normalisht kur nuk ka garë, ka gjithmonë korrupsion. Por në rastin konkret duhet përmendur edhe një detaj shumë i rëndësishëm. Taiëani nëse do ta rinovojë licencën duhet të paguajë 10 milionë dollarë. Ish Apexi e mori licencën tek Plaza me 70 milionë lekë ose 700 mijë dollarë për 10 vjet. Pra 15 herë më pak.

Ky është pisllëku i madh i ligjit për kumarin. Me pretekstin e nxitjes së turizmit, ligji i jep të drejtën çdo hoteli me 5 yje që të hapë kazino duke e paguar licencën 10 vjeçare vetëm 70 milionë lekë ose 700 mijë dollarë. Ndërkohë që kazinotë jashtë hoteleve me 5 yje, paguajnë 10 milionë dollarë. Ky është ligj i pistë.

Si mund të jepet një licence 10 vjeçare kazinoje për vetëm 70 milionë lekë ose 700 mijë dollarë? Pra vetëm 70 mijë dollarë në vit për të pasur kazino. Është ulëritëse. Pastaj, mënyra se si merren pesë yjet në Shqipëri është një zgavër tjetër korrupsioni.

Debati se pse u japin kazinotë eshët i kotë. Debati i vërtete duhet të jetë ky. Pse hotelet duhet ta marrin licencën e kazinosë vetëm me 700 mijë dollarë. Çfarë incentive është kjo? Si nxitet turizmi kështu? Më tej akoma, si rriten investimet në ekonomi? Ja pyesni, çfarë investimesh shtesë bëri Plaza që mori 5 yjet. Ndaj është ligj i pistë.

Tags: e vertetaKazinotëklodian tomorri

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Publikohet bilanci/ Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja

Publikohet bilanci/ Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja

Gjoba 44 milionë/ Rama fajëson qeverinë e kaluar

Gjoba 44 milionë/ Rama fajëson qeverinë e kaluar

Vendimi i FSHF-së: Shtyhet pa afat Superiorja

Vendimi i FSHF-së: Shtyhet pa afat Superiorja







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com