Një ngjarje e turpshme është regjistruar në Durrës, ku është vjedhur Kisha Ortodokse. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në lagjen numër 3 të qytetit bregdetare.
Disa persona, ende të paidentifikuar, kanë hyrë në kishë gjatë natës dhe kanë marrë arkën e besimtarëve.
Nuk dihet ende se sa është shuma e grabitur, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.