Vogëlushja nga Durrësi, Kejsi Prizreni ka humbur betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë në Itali.
Rasti i 9-vjeçares u bë publik para pak kohësh, teksa familjarët e saj kërkuan ndihmë për të mundësuar mjekimin e vogëlushes jashtë shtetit. Kejsi vuante nga sindroma “Stevens- Jonson”, i cili është një çrregullim i rrallë, i lëkurës dhe i mukozës. Zakonisht është një reagim ndaj një infeksioni. Shpesh, ajo fillon me simptoma të ngjashme me gripin, e ndjekur nga një skuqje e dhimbshme e kuqe ose ngjyrë vjollce që përhapet në lëkurë.
Kejsi e dashuronte baletin, por në fillim të muajit shtator u sëmur nga bajamet.
Teksa kurohej nga një virus vdekjeprurës që i hyri në gjak, gjendja e saj shëndetësore u rëndua shumë.
Miq të familjes së saj, shokë të Kejsit në shkollën ku ajo mësonte, por edhe shqiptarë që u prekën nga rasti i 9-vjeçares iu bashkuan fushatës për të mbledhur të ardhura për kurimin e vogëlushes.
Mjekët dhe familjarët u munduan ta mbanin në jetë, e ta zgjonin nga koma ku kishte rënë prej ditësh, por fatkeqësisht vogëlushja ndërroi jetë.