Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

E tradhton byzylyku elektronik, policia arreston trafikantin me 23 kg drogë

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
E tradhton byzylyku elektronik, policia arreston trafikantin me 23 kg drogë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 56-vjeçar, nën hetim për trafikim lëndësh narkotike, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”, dhënë nga Gjykata. Largimi i tij nga shtëpia në Kamzë, është konstatuar rreth orës 09:00 të mëngjesit nga mbikëqyrja elektronike.

Vendndodhja e tij është zbuluar falë byzylykut elektronik dhe më pas është bërë arrestimi. Besim Zenuni u arrestua bashkë me një vajzë 25- vjeçare në dhjetor të vitit të kaluar, duke tentuar të trafikonin drejt Turqisë një sasi prej 23 kg drogë.

Pavarësisht se ishte i detyruar me vendim Gjykate që të qëndronte në shtëpi, madje kishte edhe mbikëqyrje elektronike, 56-vjeçari ka rrezikuar, duke u larguar në një distancë të konsiderueshme nga banesa. Në këtë formë është marrë edhe sinjalizimi për thyerjen e masës së sigurisë.

Më 2 dhjetor të vitit të kaluar, Policia sekuestroi sasinë e drogës, të llojit kanabis sativa, në pikën Kufitare të Kapshticës. Në atë kohë, Policia tha se kishte arrestuar shtetasit, Besim Zenuni, 56 vjeç dhe Ermira Elezi, 25 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Lënda narkotike u gjet në automjetin tip “Peugeot”, në dalje nga Shqipërisë në drejtim të Greqisë.

Policia sqaroi se mjeti ishte në pronësi të 56- vjeçarit, Zenuni. Nga shërbimet e Policisë Kufitare, automjeti me të cilin ata udhëtonin është përzgjedhur në vijën e dytë për kontroll më të detajuar.

Gjatë kryerjes të këtyre procedurave, në kabinën e mjetit, (sediljet e pasme dhe të përparme), brenda gomës rezervë, si edhe në pjesën e shasisë, u konstatuan të fshehura e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 34 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 23 kg lëndë e dyshuar si narkotike kanabis sativa.

Dy të arrestuarit Besim Zenuni dhe Ermira Elezi, kishin si destinacion shtetin turk, ndërsa do të kalonin mes për mes Greqisë për të arritur në Stamboll. Policia kreu arrestimin e tyre në flagrancë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ndërsa disa ditë pas arrestimit, Gjykata vendosi që ata të qëndronin në “arrest shtëpie”, me mbikëqyrje elektronike.

Tags: 23 kg drogëarrestonelektronikpoliciatrafikantin

TË LIDHURA

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike
Aktualitet

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Next Post
Bomba me hidrogjen, OKB-ja pro sanksioneve të forta ndaj Phenianit

Bomba me hidrogjen, OKB-ja pro sanksioneve të forta ndaj Phenianit

Tërmet Peçi ka ditëlindjen, ja çfarë i dhuron kryeministri Rama

Tërmet Peçi ka ditëlindjen, ja çfarë i dhuron kryeministri Rama

Projektohet kamera që sheh përmes trupit të njeriut, ja ku do të përdoret

Projektohet kamera që sheh përmes trupit të njeriut, ja ku do të përdoret







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

by mirseda
19:14 | 12/02/2026
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se opozita i dha sot mundësinë...

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

17:54 | 12/02/2026
Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com