Pas njohjes së Jerusalemit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kryeqytet i Izraelit, kanë shpërthyer protesta në këtë zonë. Në videon e mëposhtme duket qartë se një polic izraelit i vë dorën në fyt duke e mbytur një fëmijë palsetinez.
Një akt i tmerrshëm dhe makabër, që në shumë pak kohë kjo video është bërë virale në mediat sociale dhe ka prekur shumë njerëz në të gjithë botën. Ky akt i policit izraelit ndaj fëmijës palestinez, është dënuar fuqishëm nga njerëz të shumtë, por videoja në fjalë është fshirë disa herë nga Facebook , Google dhe youtube.
Raportohet se i riu para se të ndërronte jetë, ka përsëritur “shehadetin”. Ngjarja e trishtë, ka shtangur shumë njerëz,ndërsa reagimet kanë qenë shumë të forta duke dënuar aktin ç’njerëzor të policit izraelit, që i mori jetën fëmijës palestinez.