Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

E shtuna e zezë në Kosovë, nga vdekjet në vendin e punës e deri te vetëvrasjet

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
E shtuna e zezë në Kosovë, nga vdekjet në vendin e punës e deri te vetëvrasjet

4 persona raportohen të kenë humbur jetën vetëm gjatë ditës së shtunë në Kosovë. Vdekjet përfshijnë një vrasje dhe një vetëvrasje, ndërsa një i ri 27-vjeçar nga Kamenica ka humbur jetën teksa po punonte në vendin e tij të punës. Ndërkohë, një grua 35-vjeçare nga Vrella e Istogut është therur me thikë nga burri i saj.

Gazeta Express sjell lajmet nga kronika e ngjarjeve të ndodhura ditën e djeshme në Kosovë.

E shtuna ka dalë të jetë e kobshme në Kosovë. Një person është vrarë, një tjetër është vetëvrarë. E një i ri 27-vjeçar nga Kamenica ka humbur jetën derisa po punonte në vendin e tij të punës. Ndërkohë një grua 35-vjeçare nga Vrella e Istogut është therur me thikë nga ana e burrit. Express jua sjellë lajmet nga kronika e ngjarjeve, që të shtunën e kanë karakterizuar Kosovën.

Gjatë ditës së shtunë, pas një përleshjeje, një person ka humbur jetën në shkallët e nënkalimit në lagjen Pejton të Prishtinës. Nga burime të Gazetës Express brenda Prokurorisë së Prishtinës, personi i cili ndërroi jetë është 45 vjeçar nga Fushë Kosova i komunitetit rom.

Personi që ndërroi jetë ka jetuar jashtë Kosovës, konkretisht në Gjermani. Familja e tij jeton në gjithashtu në Gjermani, e cila edhe për momentin gjendet atje. Sipas burimeve të Express-it brenda Prokurorisë, përleshja fizike ka ndodhur mes tij dhe një personi tjetër, e që përveç grushteve, nuk janë përdorur edhe armë apo mjete të forta. Prokuroria tanimë i ka pamjet e kamerave të sigurisë dhe është duke e hetuar rastin, por ende nuk dihen motivet pse ndodhi rrahja dhe si erdhi deri te vdekja e 45-vjeçarit.

Ndërkohë Prokuroria Themelore në Gjilan, më saktësisht Departamenti për Krime të Rënda njofton se një person i moshës 60 vjeçare ka bërë vetëvrasje. Dyshohet se sot rreth orës 4 të mëngjesit në komunën e Vitisë, një person i moshës 60 vjeçare, nga fshati Tërpezë, për shkak të problemeve familjare ka kryer vetëvrasje, duke e qëlluan veten me armë zjarri në pjesën e kokës.

“I ndjeri është gjetur nga një dëshmitar në skaj të rrugës, pa shenja jete, me ç’rast menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori dhe mjeku kujdestar, ku me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, thuhet në një komunikatë për media të Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:

Një automjet i markës ‘’Opel Astra’’, një armë e llojit ‘’Broëning’’, kalibër 7.65 mm, një gëzhojë kalibër 7.65 mm, si dhe një karikator me shtatë fishekë të së njëjtës armë.

Në anën tjetër, një 27-vjeçar nga Kamenica ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Gjilanit përmes një komunikate për media. “Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, më 19 korrik 2019, dyshohet se një person, i moshës 27 vjeçare nga komuna e Kamenicës, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në një trafo elektrike, në fshatin Breznicë, ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.

Madje, i njëjti, sipas prokurorisë, ishte raportuar si person i zhdukur që nga data 17 korrik 2019. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në IML. Ndërkaq një therje me thikë ka ndodhur në Vrellë të Istogut. Mësohet se i dyshuari është bashkëshorti i viktimës, e cila i ka 35 vjet.

E njëjta ka pësuar lëndime trupore edhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe po trajtohet. Rastin si ‘vrasje në tentativë’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova. Mirëpo, ai nuk ka treguar nëse bëhet fjalë për therje me thikë brenda familjes.

“Sot rreth orës 13 e 8 minuta, Policia është informuar se në Spitalin Rajonal të Pejës është sjell një person i lënduar, i gjinisë  femër, e lindur më 1984, e cila është duke u trajtuar dhe, gjithnjë sipas mjekëve, gjendja është stabile. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante përkatëse dhe Prokurori i Shtetit. Dyshohet se viktima ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë, thikë. Me urdhër të prokurorit,  i dyshuari është ndaluar dhe rasti po dyshohet si ‘vrasje në tentativë’, ka thënë Rugova.

Tags: e shtuna e zezekosovevdekje

TË LIDHURA

Greqia vazhdon “luftën” me zjarret, humb jetën një person
Rajoni

Greqia vazhdon “luftën” me zjarret, humb jetën një person

20:33 | 08/08/2025
Greqia “pushtohet” nga flakët, evakuohen disa zona banimi për shkak të zjarreve në pyje
Rajoni

Greqia “pushtohet” nga flakët, evakuohen disa zona banimi për shkak të zjarreve në pyje

18:06 | 08/08/2025
I ka shpëtuar 5 atentateve, qëllohet në pishinën e hotelit bosi i mafies në Mal të Zi
Rajoni

I ka shpëtuar 5 atentateve, qëllohet në pishinën e hotelit bosi i mafies në Mal të Zi

16:57 | 08/08/2025
Next Post
Shqiptarët sherr me palestinezët ne burgun grek, 3 të plagosur

Shqiptarët sherr me palestinezët ne burgun grek, 3 të plagosur

Shkatërrohet organizata kriminale, në pranga 17 shqiptarë dhe italianë

Shkatërrohet organizata kriminale, në pranga 17 shqiptarë dhe italianë

Basha shpërthen kundër Ramës: Kryeministri më hajdut, më arrogant, dhe më mashtrues

Basha shpërthen kundër Ramës: Kryeministri më hajdut, më arrogant, dhe më mashtrues

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Greqia vazhdon “luftën” me zjarret, humb jetën një person
Rajoni

Greqia vazhdon “luftën” me zjarret, humb jetën një person

by mirseda
20:33 | 08/08/2025
0

Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat...

Sensacioni i momentit, flet berberi që e qethi në mënyrë të veçantë Jack Kay, ‘shefin e madh të Ibizas’

Sensacioni i momentit, flet berberi që e qethi në mënyrë të veçantë Jack Kay, ‘shefin e madh të Ibizas’

19:51 | 08/08/2025
Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi

Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi

19:24 | 08/08/2025
SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:37 | 08/08/2025
I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

18:21 | 08/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com