Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i ka kthyer makinën e blinduar Lulzim Berishës, ish-kreu i bandës së Durrësit.
Gjykata e Posaçme ka liruar automjetin e blinduar tip “BMW” të ish-kreut të “Bandës së Durrësit” Lulzim Berishës, i sekuestruar nga OFL.
Mjeti i është kthyer Berishës, pasi rezulton të jetë me dokumenta të rregullta. Sipas asaj që ka deklaruar avokati i tij Detar Hysi, makina e blinduar e Lul Berishës ka qenë me të gjitha dokumentet e rregullta. Gjykata pasi është njohur me to, ka vendosur zhbllokimin e mjetit.
BMW e blinduar e ish-kreut të bandës së Durrësit, ishte ndër “goditjet” e para të OFL-së, ndaj personave të dënuar.