Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

E rëndë/ Vëllai i minorenes së abuzuar: Rojen e kemi komshi, historia ka nisur kur ishte 12 vjeçe

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Abuzimi me të miturën, ka marrë një tjetër rrjedhë. I vëllai i saj ka treguar tërë ngjarjen, ndërsa abuzuesi është komshi me ta. Kërcënimet e vazhdueshme e kanë detyruar 15 vjeçaren që të mos merrte hapin drejt denoncimit. Madje as familjarët e saj nuk kishin asnjë informacion se çfarë ndodhte me vajzën, e cila ishte munduar që të mos jepte shenja.

Vëllai i 15-vjeçares së abuzuar seksualisht nga roja i shkollës dhe tre të rinj në Tiranë, ka rrëfyer disa detaje tronditëse në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24.

I riu tha se motra është abuzuar seksualisht që në moshën 12-vjeçare, kur ishte në klasën e shtatë, nga roja 65-vjeçar dhe punëtorët e këtij të fundit, të cilët i urdhëronte vetë ai.

Po si e kishte pikasur i vëllai i saj? Ai tha se gjatë muajit maj, i çonin foto dhe video të motrës. Po kështu ai zbuloi se e motra i kishte rrëfyer të vërtetën nënës. Roja kishte abuzuar me të që në moshën 12 vjeçare, kur ishte në klasën e shtatë.

Pjesë nga rrëfimi:

Si e more vesh të vërtetën?

Më dërgonin foto dhe video mua gjatë gjithë muajit maj. Kur më erdhi fotoja e fundit, shkova në shtëpi dhe ja tregova motrës. Ngeli e shtangur, doli duke qarë dhe ka bërë denoncimin në polici. Në ngjarje janë përfshirë dhe shokë të mi.

Si janë përfshirë?

Roja ka qenë drejtuesi. E kemi komshi. Ky i thoshte merr këtë, merr këtë, dhe vinin e merrnin me makina. E kërcënonin se do i shpërndanin foto dhe motra nuk tregonte se kishte frikë. Unë fola me motrën, por ajo nuk fliste, vetëm qante.

Para se të vinin fotot te ju, kishit parë ndryshim te motra?

Jo, dukej normal.

As nëna juaj nuk kishte vënë re gjë?

Jo, jo.

Po kur u përballët me realitetin?

Motra i tregoi gjithë të vërtetën nënës. I tha që roja kishte abuzuar me të që rreth moshës 12 vjeçe, që kur ishte në klasën e shtatë. Ajo nuk kishte folur, se ai i bënte presion. Roja ka abuzuar i pari, pastaj punëtorët e tij, që ju jepte urdhër. Unë i njoh, njëri është i moshës 20-vjeçare, e kam në pallat.

Tags: “Me zemër te hapur”Abuzimiminorenia

TË LIDHURA

Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

15:12 | 04/06/2026
Aktualitet

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026
Aktualitet

“Taulant jeni bashkë me Saliun tani, ju ka dalë boja”, Balla përplaset me Shehajn: Ti je një hajdut

14:42 | 04/06/2026
Next Post

Ekspertët e Shëndetit, të shqetësuar: Masat anti-Covid po lehtësohen para kohe

Qershori nis i freskët, ja si parashikohen temperaturat gjatë javës

Keni plane për të shkuar nesër në plazh? Moti ka rezervuar sërish surpriza







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

by mirseda
15:12 | 04/06/2026
0

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësim për praktikën e vendosjes së të pandehurve në kafaze të...

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026

Gjermania jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Portugalia e Austria sigurojnë vendet evropiane

14:55 | 04/06/2026

“Taulant jeni bashkë me Saliun tani, ju ka dalë boja”, Balla përplaset me Shehajn: Ti je një hajdut

14:42 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com