Një fëmijë 16 muajsh, nga Pakistani ka ndërruar jetë gjatë momentit kur po transportohej për në spital. Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30 në shërbimin e Pediatrisë, në QSUT.
Menjëherë pas mbërritjes së foshnjës në spital, mjekët kanë tentuar oksigjenimin dhe frymëmarrjen artificiale por nuk kanë mundur ta rikthejnë në jetë. Shkaku i vdekjes së fëmijës mësohet të ketë qenë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, nga një kokërr qershie.
Sipas disa burimeve, familja pakistaneze kishte mbetur e bllokuar në trafik në rrugën për në urgjencën e pediatrisë. Dy prindërit kanë kërkuar ndihmën e patrullës së Forcave Shqiponja, pasi asnjë nga automjetet nuk hapte rrugën. Prindërit e fëmijës me origjinë pakistaneze jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri.