Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

E përplasi për vdekje, e doli i pafajshëm/Prokurori: Me qetësi, tani ka kaluar dhimbja! (Video)

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
E përplasi për vdekje, e doli i pafajshëm/Prokurori: Me qetësi, tani ka kaluar dhimbja! (Video)

Më 30 qershor të këtij viti, një aksident tragjik i mori jetën vajzës 5-vjeçare të familjes Metohu, në fshatin Kurjan të Fierit. Një makinë “Ford Fokus” e mori përpara vogëlushen dhe e la të pajetë.

Gjyshja e vajzës, Lumturi Metohu, nuk gjen paqe për humbjen e mbesës dhe tregon se raporti i aksidentit është manipuluar, dhe autori i tragjedisë është i lirë.

Ajo rrëfeu: “Unë isha te shkallët e shtëpisë, pashë një makinë ngjyrë të bardhë, që lëvizte me shpejtësi marramendëse. Në këtë kohë bërtas fort, pyes ku janë fëmijët. Pa mbaruar fjalën, dëgjova një përplasje të madhe, sikur u përplas me hekur, llamarinë ose dërrasë. Vij menjëherë, shikoj nusen e djalit tim, që kishte fëmijën e tij në krahë të gjakosur. Makinë nuk pashë se ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas pashë një makinë që vinte indietro drejt nesh, me të cilën e çuam në spital”.

Pas hetimit nga Policia e Fierit, çështja u çua në Prokurori, ku iu caktua prokurorit Hysen Ajasllari. Ai urdhëroi bërjen e menjëhershme të aktit të ekspertizës, ç’ka sipas gazetarit të emisionit “Stop”, është e çuditshme.

Lumturia e shqetësuar u shpreh se është shumë e zhgënjyer nga shteti, duke thënë: “Ma ka vrarë vajzën për herë të dytë. Shoferi ka qenë gjasme me 15-20 (km në orë). Gjakun e saj nuk ia fal askujt!”.

Ajo shtoi se drejtuesi i automjetit ka qëndruar për rreth 90 orë në burg, ndërkohë që ata nuk kishin asnjë informacion.

Prokurori Ajasllari e referoi arrestimin e drejtuesit të automjetit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit, për një masë më lehtësuese. Gjyqtarja Ejona Lazellari vendosi “lirim të menjëhershëm” dhe “detyrim paraqitjeje në Policinë Gjyqësore” për drejtuesin e automjetit që i mori jetën 5-vjeçares.

Gjyshja e saj tha: “Ka manipuluar shumë gjëra, si shpejtësinë e makinës, që e kam parë me sytë e mi dhe nuk mund të më çojë dot syze miopi ekspertiza mua. E pa dhe nusja, e ëma e fëmijës, që e mori të gjakosur. Unë nuk e lej dot gjakun e saj në trotuar, ku u vra. Nuk e lej ta marrin nëpër këmbë, të shitet e të blihet me lekë nga prokurorë, ekspertë e kushdo tjetër. Nuk ia fal askujt se për mua kjo ka korrupsion, ka vjedhje, ka rryshfete!”.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” shfaqi bisedën e të afërmve të viktimës me prokurorin e çështjes, i cili iu tha se dhimbja ka kaluar dhe tanimë duhet të ruajnë qetësinë.

Gjyshi – Jemi të shtirur nga organet kompetente.

Prokurori – Në rregull pra, këtë të shpjegova deri tani, organet kompetente. Çfarë ka bërë policia, çfarë ka bërë prokuroria, çfarë ka bërë gjykata.

Gjyshi – Në rregull, në rregull. Kam ardhur këtu, të kam kërkuar 3 herë. Ajo zonja aty poshtë thotë jo është këtu, është me pushime, është këtu, është andej. Ne kërkojmë vetëm drejtësi…

Prokurori – Në rregull!

Gjyshi – Me ç’po shoh unë, me këto letra që kam unë… se edhe unë kam letra, edhe atë akt-inspektimin, akt-ekspertizën.

Gjyshja – Eh… Zot i madh!

Prokurori – Nuk është nevoja!

Gjyshi – Po!

Prokurori – E kam unë këtu.

Gjyshi – Dhe këtu…

Gjyshja- Vritet djali për 20 km në orë? Vritet?

Gjyshi – Ja të mbaroj unë!

Gjyshja – Ja, je shofer vetë.

Prokurori – Atë e di eksperti, s’e di unë.

Gjyshja – Jo, eksperti do përgjigjet, kudo të jetë.

Prokurori– Nuk ka pas shkelje drejtuesi i mjetit… Jepi shpjegime tani këtij!

Gjyshja – Unë e kam parë për herë të parë, unë isha te shkallët e shtëpisë time.

Prokurori – Prit një minutë! Ku e ke kartën e indentitetit? Ma jep mua!

Gjyshja- Nuk kam, nuk e mora.

Gjyshi – Çfarë?

Prokurori – Po ti kartën e ke?

Gjyshi – Ore, unë kam…

Gjyshja – Nuk ka, nuk e ka…

Prokurori – Atëherë, mos fol!

Gjyshi- Më duket se kam një fotokopje… s’e kam, iki e marr te makina.

Prokurori– Ok, ik merre kartën dhe hajde të pyes unë! Po deshe pastaj të japësh shpjegime ti.

Gjyshja – Nuk di gjë, unë e kam parë.

Prokurori – Mos fol më shumë sesa duhet! Nuk tregoni vlera kështu.

Gjyshja- Jo, jo më fal!

Prokurori – Tani ka kaluar dhimbja… me qetësi!

Gjyshja – Jo, jo nuk ka kaluar dhimbja kurrë, derisa t’i vete drejtësia, sa t’i gjendet drejtësia asaj.

Prokurori – Një sekondë!

Gjyshja – Dhimbja s’kalon, sa t’i gjendet drejtësia asaj…, prehem unë në paqe.

Prokurori – Një sekondë!

Gjyshi – Dëgjoje prokurorin, dëgjoje! Ne na fal se po flasim shumë!

Prokurori – Po flet shumë, or burrë!

Gjyshi – Po, neve nuk do ta lëmë me kaq, zoti prokuror!

Prokurori – Ore, mos më bëj presion!

Gjyshja – Lëri, jo jo, ti flet ligjet e tua, flet ligjin.

Gazetari i emisionit “Stop” u shpreh se ky hetim është tepër i vakët dhe jo profesional, pasi prokurori nuk ka marrë GPS-n makinës tip “Ford Fokus”, e cila ishte marrë me qira nga drejtuesi. Prokurori duhej të kishte zbardhur dinamikën dhe itinerarin e kësaj makine dhe se me çfarë shpejtësie ka qenë. Por kjo provë kaq e rëndësishme mungon…

Prokurori – Gjërat e mia janë të shkruara këtu, çdokush të vijë ta kontrollojë. Nëqoftëse unë bëj gabim të më çojnë mua në burg. Dakord?

Emisioni “Stop” rikrijoi ngjarjen e aksidentit tragjik, duke respektuar çdo të dhënë zyrtare të marrë nga prokuroria, e çila i është referuar akteve të ekspertit autoteknik.

Sipas kësaj ekspertize, automjeti qarkullonte me 15-20 km në orë. Por nga eksperimenti i emisionit “Stop” manekini, që është më i lehtë se trupi i një 5-vjeçareje, nuk lëvizi fare nga vendi. Ndërkohë që trupi i vajzës së vogël u spostua rreth 5 metra, duke i marrë jetën. Më pas eksperimentoi me shpejtësinë 70 km në orë, ç’ka e spostoi manekinin disa metra më larg nga ku shkoi trupi i 5-vjeçares.

Sipas gazetarit të emisionit “Stop”, prokurori manipuloi shpejtësinë e automjetit, i cili mund të ketë qenë 60-70 km në orë.

Moderatorët e emisionit “Stop” , Saimir Kodra dhe Gentian Zeneli u shprehën se familjarët e 5-vjeçares duan drejtësi, pasi nuk duan që vajza e vogël t’ju vdesë për herë të dytë. Ata gjithashtu bënë apel që të tregohet kujdes nga institucione për këto aksidente tragjike.

Tags: aksidentiGjyshëritVajza

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
U hodh nga ura dhe gjeti vdekjen, mesazhi i fundit që i la shqiptari familjes

U hodh nga ura dhe gjeti vdekjen, mesazhi i fundit që i la shqiptari familjes

Përplasen 4 mjete, 3 persona shtrohen me urgjencë në spital

Përplasen 4 mjete, 3 persona shtrohen me urgjencë në spital

E vërtetuar shkencërisht/ Zbardhen shkaqet pse meshkujt nuk i kuptojnë femrat

E vërtetuar shkencërisht/ Zbardhen shkaqet pse meshkujt nuk i kuptojnë femrat







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com