Duket se Argjentina është një vend ku bëjnë shumë për futbollin, por ndonjëherë edhe e tejkalojnë atë. Pasi e stërshtynë “Superclassicon” mes Boca Juniors dhe River Plate për shkak të trazirave nga tifozët, tani gjyqtarët duhet të ruhen edhe nga vetë lojtarët që janë në fushë.
Miter Sporting-Santo Pipo, një ndeshje e një niveli amator në letër por që mori famë botërore për shkak të një ngjarje të vetme. Arbitri kryesor i ndeshjes ka nxjerrë karton të kuq për një lojtar, por reagimi i shokut të skuadrës ka qenë tepër i ashpër.
Aq i ashpër saqë e ka rrahur aq keq arbitrin saqë përfundoi në spital dhe sipas raportimeve ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë policia ka arrestuar lojtarin agresor dhe e ka dërguar prapa hekurave, dhe zor se do shohë më dritë ën futbollin profesionist.