Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“E merr babaxhani”, autoritetet marrin e i zhdukin dokumentet të aksidentuarit

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë rastin e aksidentit të Fredi Zeqirajt. Ai është goditur nga një makinë e kuqe që nuk ka ndaluar. Nga Policia e Fierit është thënë që brenda ditës së aksidentit, janë çuar materialet dhe veprimet e policisë në prokurori.

Por emri i prokurorit, që ka çështjen, mbahet sekret. Në këtë pikë Fredi Zeqiraj mbetet pa patentë, leje qarkullimi dhe motori, derisa organi i akuzës të përfundojë hetimet, pra 3 deri në 6 muaj.

Gazetarja: Fredi më në fund e morët motorin megjithëse pak i dëmtuar.

Fredi Zeqiraj: Po fal jush motori mu kthye, por i dëmtuar siç e shihni, unë vetë i dëmtuar mbeta. Mua më kanë sekuestruar edhe patentën, lejën e qarkullimit dhe siguracionin e motorit dhe nuk më japin asnjë përgjigje për këtë. Shkoj në prokurori, prokurori më thotë që i ka Fatos Sulo dokumentet në dorë. Vete në polici kërkoj Fatos Sulon nuk më japin asnjë përgjigje dhe asnjë zgjidhje. Po më sorollatin ka kaq shumë kohë.

Vetë i dëmtuari Fredi Zeqiraj i drejtohet Prokurorisë së Fierit dhe më pas Policisë së Fierit për të kuptuar se ku kanë mbetur dokumentet origjinale. Me kamerën e “Stopit” provohet sorollatja, që i bëhet këtij shtetasi.

Punonjësja: Këtë Fatos Sulo, e ke takuar?

Denoncuesi: Nuk e kam takuar, e kam marrë në telefon dhe më thotë nuk i kam unë, i kam dorëzuar në Prokurori.

Punonjësja: Merre këtë dhe tregoja!

Denoncuesi: Ku ta gjej unë? E marr në telefon dhe s’më përgjigjet.

Punonjësja: Megjithatë, në qoftë se ai nuk ashtu.., bëj një kërkesë drejtuar Andi Pogaçe, thuaj “Në lidhje me shkresën, që më ke dërguar, jam i interesuar, ai thotë, që nuk ashtu…” E merr vetë ai babaxhani dhe e rregullon tamam pastaj.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Punonjësja: Atëherë jemi në këtë situatë, nuk të jep zgjidhje dhe ai. (Fatos Sulo) Ai thotë nuk i kam, i kam dorëzuar në Prokurori. Unë fola dhe ai më thotë, nuk i kam unë dokumentet.

Pas këmbënguljes së emisionit “Stop”, u bë shkresa e kthimit të sendeve të sekuestruara, motorit dhe dokumenteve origjinale. Motori iu kthye, por dokumentet origjinale, jo. Megjithëse bën xhiro sa në polici e prokurori, Fredit nuk i gjenden dokumentet.

“Duke iu referuar përgjigjes së kthyer nga Prokuroria e Fierit në redaksinë e emisionit “Stop”, por dhe urdhrit për rikthimin e sendeve të sekuestruara tek shtetasi Fredi Zeqiraj duhet thënë që prokurori Andi Pogaçe ka cilësuar të paligjshëm sekuestrimin e dokumenteve origjinale dhe ka urdhëruar punonjësin e polisicë Fatos Sulën që të bëjnë në mënyrë të menjëherëshme kthimin e dokumenteve origjinale tek zoti Zeqiraj. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe në këto kushte na lind e drejta të mendojmë që këto dokumente kanë humbur dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi qoftë nga prokuroria apo nga policia e shtetit”, është shprehur gazetarja. /tvklan.al

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Qeveria afgane mobilizon trupa shtesë për të luftuar talibanët

Sllovenia kërkon hapjen e negociatave të BE me Tiranën e Shkupin deri në tetor

Nuk ka fitues brenda 90 minutave/ Itali-Spanjë vendoset në kohën shtesë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com