Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

E megjithatë do na udhëheqi nacionalizmi pozitiv

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Basha & politikanë, na duhen mjekë e mësues, e jo Juve

Nga: Ben Andoni

Teksa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin pafund në paradhomat e Brukselit procedurën e anëtarësimit, në thelb një burokraci e hidhur, Evropa ka rastin ta shohë në realitet parabolën e Kafkës te “Portat e Ligjit”. Nëse jo te rasti i Shqipërisë, e cila lëshoi shumë nga krenaritë 1për hir të integrimit, fqinjët lindorë të saj negociuan deri me identitetin.

Kjo duket sikur nuk i jep as edhe një lloj shansi ndryshe nacionalizmit në Shqipëri. Ata, pak nacionalistë patetikë, që ngrenë të ashtuquajturën “Shqipëri e Madhe”, duken sikur kanë dalë nga tekste historie, kur vendi s’ishte formësuar si shtet; ashtu si politikanët kur mundohen të kërcënojnë me pamundësinë. Kjo e fundit, kur përdoret para Brukselit i bën politikanët sot të pabesueshëm, qoftë edhe para qytetarëve. Tek e fundit, një qeveri si kjo e Shqipërisë, që ta gëzojë mandatin e tretë duhet të ketë sigurinë e drejtimit, bash atë besueshmëri që vjen nga poshtë. Pikërisht, bashkësia e njerëzve me unitetin dhe identitetin e tyre historik i jep legjitimitet punës së një qeverie. Veçse s’mund të jetë aspak rasti i Shqipërisë, e cila fatkeqësisht përcjell një ndarje të thellë të së Majtëve dhe të Djathtëve. Për më tepër, ndarja është kaq e madhe saqë qyteti dhe ligjet që bëhen aty pothuaj janë të paperceptueshëm në zonat rurale.

Elektorati, që sot paradoksalisht e mban dhe e ushqen këtë elitë politike, nuk ka të qartë në shumë raste se kur e delegon votën për përfaqësuesin e vet, ajo shkëputet dhe nuk e përfaqëson më. Tashmë i takon identitetit të kryetarëve të partive, që me sistemin zgjedhor në vend, qeverisin. Dhe sot…” interesat fraksionale formojnë parti qëllimi i të cilave nuk është më të qeverisin në interes së të gjithëve, por të plaçkitin për hir të grupit”, shkruan Roger Scruton në esenë “The Need for Nations”.

Ky është një nga momentet e kthjellimit, kur njerëzit kujtohen për strehimin te nacionalizmi. Përcillen kujtimet e vlerave, por edhe sesi nacionalizmi na bashkon në kohë paqeje apo kur përballë shfaqen armiq të paparashikuar, si në rastin e pandemisë së Covid-19. Shqipëria dhe vendet e vogla përballë pandemisë panë solidaritetin e munguar ose se çfarë do të thoshte të lëshojë pé në dëm të nacionalizmi për hir të vlerave të përbashkëta, që u zhdukën sikur të mos ekzistonin kurrë. Dhe, qeveria shqiptare njësoj si shumë syresh, ua kërkoi sakrificën bash qytetarëve pa u thënë se ajo duhet për vlerat e Evropës dhe ca më shumë për Brukselin, ftohtësia e të cilit sot u është futur në asht shqiptarëve. Identiteti na ruajti kur u lidh me nacionalizmin.

Kushdo që përball sfidën sot i thërret ndjenjës kombëtare, ku brenda lodrojnë masat e empatisë së përgjithshme njerëzore të sakrificës për hir të të tjerëve, bash atë zakon mental, që demokracitë shoqërore normalisht nuk e inkurajojnë. Dhe, “përgjigja e tyre ndaj krizës së Evropës zbulon se shteti komb nuk është më problemi por zgjidhja – ai përmban brenda vetes motivet e vetme për të cilat politikanët tani mund të apelojnë, kur efektet e projektit evropian më në fund po ndjehen në të gjithë kontinentin”, na vjen në ndihmë ideologu i së Djathtës Scruton.

E gjithë kjo sjellje e dyzuar, ku nacionalizmit i shfaqemi dhe i tërhiqemi ka brenda atë rrezik të madh për pjesët tona të pambrojtura të shoqërisë, para të cilëve kalojmë aq indiferëntë apo atë që John Ralston Saul e quajti “nacionalizëm pozitiv” – i cili në të vërtetë lidhet me shqetësimet e njerëzve të një vendi për identitetet kombëtare dhe tregon bash përpjekjet që bëjnë subjektet shoqërore të margjinalizuara për t’u përshtatur në rregulla , të cilat na kërkojnë t’i kemi sipas kanoneve të Brukselit, por që zemra na thotë se është më mirë t’u shkojmë atyre të nacionalizmit pozitiv, kur jetonim dhe integroheshim realisht së bashku.

Kjo është mbase e mira e nacionalizmit, që mesa duket do t’i qasemi sërish në këtë kohë…madje edhe pafrikën e Brukselit.

Tags: ben andoninacionalizmi pozitivopinion

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
E rëndë/ Modelja britanike ndërron jetë pas vaksinimit me AstraZeneca

E rëndë/ Modelja britanike ndërron jetë pas vaksinimit me AstraZeneca

Berisha ”non grata” në SHBA, Yuri Kim ndan foto nga vendlindja e tij

Berisha ''non grata'' në SHBA, Yuri Kim ndan foto nga vendlindja e tij

Japonia ndihmon Kosovën, dhuron pajisje mjekësore me vlerë rreth 1 milion euro

Japonia ndihmon Kosovën, dhuron pajisje mjekësore me vlerë rreth 1 milion euro

JU REKOMANDOJMË

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com