Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

E kishin përshtatur magazinën në laborator droge, pranga 2 punonjësve të OSHEE

3 vjet ago
in Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
E kishin përshtatur magazinën në laborator droge, pranga 2 punonjësve të OSHEE

Policia në Sarandë ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pas finalizimit të operacionit të koduar “Volloder”. Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një magazinë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.

Burime zyrtzre bëjnë me dije se janë vënë në pranga dy punonjës të OSHEE-së, si dhe janë shpallur në kërkim pronari dhe kontraktori i magazinës. Nga ana e uniformave blu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 50 llamba elektrike, 100 bimë kanabis të kultivuara në kubikë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Volloder” pranë fshatit Nivicë, Sarandë, një shtetas kishte përshtatur në një magazinë një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Volloder”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit V. S., 57 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe G. H., 61 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së. Të dy nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim. Po kështu u shpallën në kërkim shtetasit K.O., pronari i magazinës dhe K. M., i cili kishte marrë më qira ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Njoftimi

Sarandë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Volloder”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë.

Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një magazinë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike. Vihen në pranga 2 punonjës të OSHEE-së, shpallen në kërkim pronari dhe kontraktori i magazinës. Sekuestrohen 50 llamba elektrike, 100 bimë kanabis të kultivuara në kubikë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Himarë dhe Sarandë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Volloder” pranë fshatit Nivicë, Sarandë, një shtetas kishte përshtatur në një magazinë, një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Volloder”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit V. S., 57 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe G. H., 61 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, shtetasit: K. O. pronari i magazinës dhe K. M., i cili kishte marrë më qira ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në kubikë dhe 50 llamba elektrike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Tags: laborator drogeSarande

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Rama ndan pamje nga tuneli i Llogorasë: E bukura e udhëtimit drejt jugut
Aktualitet

Rama ndan pamje nga tuneli i Llogorasë: E bukura e udhëtimit drejt jugut

18:47 | 30/05/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Banorët e “5 Majit” protestojnë jashtë Kuvendit

Banorët e “5 Majit” protestojnë jashtë Kuvendit

Alibeaj: Rama po mobilizon krimin dhe “non-gratat” për të fituar zgjedhjet

Alibeaj: Rama po mobilizon krimin dhe "non-gratat" për të fituar zgjedhjet

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së: “Agjentë dhe hetues të posaçëm”

Rusia do ndërpres furnizimin me gaz? Reagon Ambasada e SHBA në Tiranë

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Analiza e DW: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?
Bota

Analiza e DW: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

by mirseda
09:54 | 10/06/2025
0

Ulrike Malmendier, anëtare e ekipit të ekonomistëve që këshillojnë qeverinë gjermane, paralajmëron se mungesa e punëtorëvetë kualifikuar...

Mbyllet gara për BKH me 6 kandidatura

Mbyllet gara për BKH me 6 kandidatura

09:11 | 10/06/2025
“Samiti i Europës në Tiranë sukses i jashtëzakonshëm”, Rama: Gati për Samitin e NATO

“Samiti i Europës në Tiranë sukses i jashtëzakonshëm”, Rama: Gati për Samitin e NATO

09:02 | 10/06/2025
“Rusia nuk mposht dot Ukrainën, s’mund të sulmojë NATO-n”, Orban

“Rusia nuk mposht dot Ukrainën, s’mund të sulmojë NATO-n”, Orban

08:21 | 10/06/2025
Parashikimi i motit për sot, 10 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 10 qershor 2025

08:12 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com