Hakerat e “Homeland Justice” kanë publikuar një material prej 640 mb, të cilat pretendojnë se janë “emailet” e kryeministrit Rama.
Në faqen e internetit https://homelandjustice.ru/ hakerat kanë ngarkuar dhjetra materiale që kanë ardhur në adresën e kreut të qeverisë, madje edhe ato që janë fshirë nga inbox-i. Para disa ditësh ata kishin hapur një sondazh, ku pyesnin qytetarët për materialet që donin të shihnin.
Në materialin e publikuar nga hakerat ka përmbajtje të ndryshme, duke nisur nga komunikimi që kryeministri ka patur me institucionet shtetërore dhe deri tek emailet e qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë denoncuar aferat korruptive. Në email-in zyrtar të Ramës ka pasur edhe urime për rastet e festave.