Igli Tare në vitet e fundit ka vërtetuar se rolin e drejtorit sportiv e bën më mirë se kushdo në Itali. Ai është pjesë e Lazion dhe në sezonet e fundit ka arritur të bëjë disa goditje që kanë bërë diferencën në Europë. Përveç talenteve të zbuluara që janë shitur dhe kanë sjellë të ardhura për klubin, ai ka pasur dhe një tendencë të marrë me vete në Romë, talente shqiptare.
Së fundmi ai ka hedhur sytë nga Edon Zhegrova, për të cilin ka pasur shumë interes nga ekipe si Milani dhe Barcelona.
Nga sa raportohet nga Calciomercato.web, Tare, ka shprehur interesin për 19-vjeçarin, i cili është prioritet i Lacios në këto momente. Zhegrova nuk po arrin të gjejë hapësirat e nevojshme në Belgjikë, po mendon që të largohet nga kampionati belg dhe Lacio do të ishte një hap i madh për të. Përmes Lacios, ai i ka dyert të hapura për një ekip i madh europian.