Futboll

E gjithë vëmendja te ora me diamante e Hysajt, kap vlerën marramendëse

               Publikuar në : 12:41 - 12/06/19 S.N

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua ndeshja midis kombëtares sonë dhe Moldavisë për eliminatoret e kampionatit evropian, e cila u mbyll me rezultatin 2-0 për Shqipërinë.

Në konferencën për shtyp që parapriu ndeshjen me Moldavinë për mediat kanë dalë trajneri Edi Reja dhe kapiteni i kuqezinjve, Elseid Hysaj i cili rrëmbeu të gjithë vëmendjen.

Nuk ishte ajo çfarë ai tha, por çfarë ai mbante veshur ajo që i la të gjithë pa fjalë. Shkodrani i cili aktivizohet te Napoli mbante të veshur një orë të markës zviceriane “Audemars Piguet”, të zbukuruar me flori të bardhë dhe diamante, e cila kushton plot 190 mijë dollarë.

Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Moldavi u mbyll me rezultatin 0-0. Goli i parë erdhi nga Sokol Cikalleshi dhe më pas goli i dytë i cili përcaktoi gjithçka, erdhi në minutat shtesë ’92 afër përfundimit të ndeshjes nga Ylber Ramadani.

Kjo ndeshje ishte hera e katërt që Shqipëria dhe Moldavia vihen përballë njëra-tjetrës.

Bilanci mbetet akoma në favorin tonë, pasi në 3 sfidat e mëparshme kombëtarja jonë numëron 2 fitore dhe 1 barazim.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT