Në një kohë kur e gjithë bota është në karantinë nga pandemia, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë ngado. Fatmirësisht, nga lëkundjet e fundit që janë shënuar në çdo cep të botës, nuk është rregjistruar asnjë i lënduar. E ndërsa sot, vendi i radhës i goditur nga tërmeti është Japonia.
Tërmeti është regjistruar këtë të hënë në brigjet lindore të Japonisë, me magnitudë 6.4 ballë.
EMSC raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.4 sipas shkallës Rihter, dhe me thellësi 60 km. Epiqendra e tërmetit ka qenë 120 km në verilindje të qytetit Sendai-shi.
Aktualisht, nuk ka paralajmërime për ndonjë tsunami të mundshëm.
Japonia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë”, ku aktiviteti sizmik është mjaft i lartë.