Një kabinë është përfshirë nga flakët para pak minutash, në qendër të Tiranës. Konkretisht zjarri ka rënë në një kabinë pranë Kullës së Sahatit që administrohet nga Bashkia, ndërsa aktualisht kanë mbërritur disa zjarrfikëse, ku po punohet për shuarjen e flakëve.
Mësohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë shpërthimi i dy bombolave gazi, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.