Ekonomi

Deputeti i PS-së kërkon uljen e çmimeve të biletave në Aeroportin “Nënë Tereza”

               Publikuar në : 17:15 - 07/02/19 lm

Pas përfundimit të auditimit nga ana e qeverisë në aeroportin Nënë Tereza deputetët socialistë iu kërkojnë autoriteteve të ndërhyjnë në mënyrë që të reflektohet kjo në çmimin e biletave. Deputeti Ervin Bushati deklaroi se ulja e tarifave do të ndikonte direkt edhe në rritjen e numrit të turistëve.

Deputetët e maxhorancës i kanë bërë thirrje institucioneve që të ndërhyjnë në mënyrë që Konçesionari i Aeroportit Nënë Tereza të reflektojë sa më parë uljen në çmimet e biletave.

Deputeti Ervin Bushati deklaron se auditimi ishte i vonuar dhe tashmë duhet të merren masa që kjo të reflektohet sa më parë në uljen e tarifave.

Ne i kërkojmë autoriteteve, qeverisë që ta vazhdojnë këtë rrugë sepse kjo ka të bëjë me qytetarët shqiptarë, me turizmin dhe ekonominë shqiptare.

Sipas Bushatit ulja e tarifave në aeroport do të ndikonte direkt në rritjen e numrit të turistëve që vijnë në Shqipëri.

Të ulen sa më shpejt tarifat e fluturimeve për gjithë udhëtarët shqiptarë dhe të huaj, sepse do rrisë shumë nivelin e turizmit në Shqipëri. Shqipëria është një destinacion turistik që po rizbulohet nga gjithë Evropa dhe ulja e çmimit do ta ndihmonte shumë turizmin.

Në bazë të auditimit, qeverisë shqiptare i lind e drejta që të kërkojë uljen e tarifave aeroportuale, gjë që do të çonte automatikisht në uljen e çmimit të biletave për qytetarët.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT