Në zonën e Mëzezës në Tiranë pasditen e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku sipas raportimeve të para mësohet se është plagosur me armë zjarri një person. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
“News 24” njofton se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Një 26 vjeçar është plagosur në armë zjarri në këmbë. Mësohet se i riu menjëherë pas plagosjes ka shkuar për ndihmë mjeksore. Rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta, ndërsa i riu raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.