E fundit / Në komisariatin e Elbasanit me kokën e fashuar Pavlo Vuksani

Personi që u shfaq pak minuta më parë duke u shoqëruar nga efektivët e Policisë së Elbasanit për në komisariat është Pavlo Vuksani, i cili mbeti dje i plagosur pas përplasjes me armë në lagjen 5 Maji, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën katër të tjerë.

Vuksani, një ish-efektiv i Policisë, ishte pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës që është ngritur pranë shtabit elektoral të PD-së në Elbasan. /faxweb/