Aktori Guljelm Radoja ka humbur betejën me virusin Covid-19 në moshën 75-vjeçare.
Radoja ndërroi jetë në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.
Ai ishte prekur nga koronavirusi prej javësh dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua shumë së fundi. Pas javësh i shtruar në Spitalin e Durrësit, Radoja u soll te “Shefqet Ndroqi”, këtë javë, ku dhe u fut në intubim.
Artisti Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.