Mal i Zi / Nimanbegu dhe Gjeka mbajtën konferencë lidhur me votat e diasporës

Dy deputetë nga partitë shqiptare Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka mbajtën një konferencë shtypi në Parlamentin e Malit të Zi. Më poshtë mund të lexoni njoftimin për shtyp të Genci Nimanbegu:

Sot kolegu im Fatmir Geka dhe unë mbajtëm një konferencë të përbashkët për shtyp mbi votimin e Diasporës.

U drejtova me fjalët e mëposhtme:

“Si dy deputetët e vetëm, përfaqësuesit e vërtetë të popullit shqiptar në parlamentin e Malit të Zi, Listën Shqiptare dhe koalicionin shqiptar, ne po organizojmë këtë konferencë shtypi për të shprehur qëndrimet tona rreth synimeve nga ana e Qeverisë së Malit të Zi , që me anën e një procedure nënligjore, lidhur me trajtimin  e vendbanimit të ligjshëm në Ligjin mbi shtetësi malazeze, apo me inicimin e procedurave për ndryshimin e Ligjit mbi regjistrat e Vendbanimit të përhershëm dhe të përkohshëm, bënë këto ditë në lidhje me qellim ti” rregulloj “keto dy lemi.  Vete kalkulimi i tyre qe keto ndryshime mundesisht mund te prekin mbi 30- 40 deri ne 60 mije persona na bene de te themi njezerit se jemi kunder ketyre propozimet qe sipas nesh mund te krijojne, nese aprovohen siç jane prezantuar efekte shumë negativë në disa aspekte:

  1. Ndryshimi i Rregullores mbi vendbanim te perhershem mund te “lehtesoj” jashte procedurave te zakonshme, inkuadrimin apo dhenien e Shtetesise se Malit te Zi te mijera personave, dhe ato kane pasoja negative edhe në regjistrin e zgjatur n MZ sigurisht qe do te ngrise konflikte brenda shogerise ne nivel te padeshiruar, siҫ dëshmojmë cdo dite.
  2. Se dyti, Ne Ligjin mbi Regjistrat mbi Vendbanim te perhershem dhe te perkohshem, qëllimi me vendim vendim administrativ te behet gregjistrimi dhe pastaj” riregjistrimi “i vendbanimit te perhershem ka të bëjë jo kinse me nevojen e rregullimit te listave zgjedhore por me nje iniciativё me qellime edhe me problematike ne lidhje me situaten ku gjendet diaspora jone, apo edhе qytetaret qe nё afat kohore te shkurter nje vjeҫar do të pamundësohet të regjistrohen prapë dhe si rezultat i kësaj heqja e të drejtës së votës.
Lexo edhe :   Hakmarrje politike/ Analistët flasin për situatën në Malin e Zi

Ky aktivitet i bërë i ngjashem në Slloveni, me çregjistrim te vendbanimit me xhiro, ne vitet “90-ta, ka pas rezultuar me vendim kunder Sllovenise ne Gjyqin nderkombetar te Strazburit dhe eshte treguar qe ka pas lidhje edhe me pasoja e heqjes së shtetësisë.

Gjithashtu, nese do të kalojё, humbja e leternjoftimit diaspores me qendrim te perkohshem dhe pa shtetesi te shtetit mik, do te shkaktoje jo vetem hupjen e drejtave te votave por edhe situaten lidhur me nivelet e taksave, pastaj sigurimet shëndetësorë, procedura të trashëgimisë së pronës e shumë ҫёshtje tani te thjeshta administrative , do të bëhen problem për shtetasit tane në MZ.

***