Dy të rinj janë vënë në pranga, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë sulmuar me thikë një 20-vjeçar. Sipas blu-ve të Përmetit në pranda kanë rënë shtetasit A.Z., 25 vjeç dhe M.A., 26 vjeç, banues në Përmet.
“Në datë 24.04.2019, në Pedonale në Përmet, për motive të dobëta kanë goditur disa herë me thikë, në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin V.Xh , 20 vjeç, banues në Përmet, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë”- njofton policia.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim”.
Nga specialistët e Seksionit Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A.Z., 25 vjeç dhe M.A., 26 vjeç, banues në Përmet, pasi:
Në datë 24.04.2019, në Pedonale në Përmet, për motive të dobëta kanë goditur disa herë me thikë , në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin V.Xh , 20 vjeç, banues në Përmet, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua një thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për hetime të mëtejshme.