Ndërtesa e televizionit ”Al Jazeera” në Rripin e Gazës u godit nga një sulm ajror izraelit duke e shkatërruar atë totalisht.
Imazhet treguan që ndërtesa rrëzohej në tokë pasi u bombardua ndërsa pluhuri dhe mbetjet fluturonin në ajër. Banorët e ndërtesës, në të cilën ishin dhe zyrar e ”Associated Press”, ishin paralajmëruar për sullin një orë më parë.
Korespondentja e Al Jazeeras Stefanie Dekker ka publikuar në rjetet sociale momentin kur e gjithë godina shembet.
“Oh Zot. Ndërtesa ku është vendosur zyra e al Jazeera-s sapo është rrëzuar nga sulmet ajrore izraelite. Pati një paralajmërim dhe u evakuua. Ajo ndodhen zyra dhe shtëpi private. Nuk mund ta besoj”, shkruan Dekker në Twitter.
Oh my god. The building where al Jazeera’s office is housed has just been taken down by Israeli airstrikes. There was a warning and evacuated. It houses offices and private homes. I can’t believe it. pic.twitter.com/Q4luRYk9H9
— Stefanie Dekker (@StefanieDekker) May 15, 2021
Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 119 palestinezë janë vrarë deri më tani, përfshirë 31 fëmijë dhe 19 gra. Të paktën 830 të tjerë janë plagosur.
Zyrtarët shëndetësorë izraelitë thonë se 1,050 raketa janë shkrepur nga Rripi i Gazës deri më tani. Tetë izraelitë dhe një shtetas indian janë vrarë, dhe më shumë se 130 të plagosur.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua se ofensiva do të vazhdojë sipas nevojës për të rivendosur qetësinë në shtetin e Izraelit.