Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

E frikshme/ Në 9-vjeçare ulen në bankat e shkollës 260 mijë nxënës më pak se më ‘91

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
E frikshme/ Në 9-vjeçare ulen në bankat e shkollës 260 mijë nxënës më pak se më ‘91

Numri i fëmijëve që mësojnë në ciklin 9- vjeçar po pëson ulje të frikshme nga viti në vit, si pasojë e rënies së numrit të lindjeve dhe emigracionit ende të lartë, që po përjeton popullsia e vendit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit pritet që këtë vit shkollor të ndjekin arsimin 9-vjecar rreth 296 mijë nxënës, ose rreth 23 mijë më pak se vitin e kaluar, me rënie prej 7.1%.

Dy vitet e fundit rënia në ciklin nëntëvjeçar ka qenë më e thella që nga viti 1991. Për vitet 2016-2017 dhe 2017-2018 në këtë cikël ishin 46 mijë fëmijë më pak.

Por duke krahasuar numrin e fëmijëve me vitet e para të tranzionit kemi një përgjysmimn të tyre në harkun e 28 viteve. Në krahasim me vitin 1990-1991, numri i nxënësve në arsimin 9 vjecar është 46.7 për qind më i ulët, ose rreth 260 mijë nxënës më pak. Nga rreth 557 mijë nxënës që ishin të regjistruar në ciklin e 8- vjecarës në vitin 1991, sipas INSTAT, këtë vit nisin shkollën vetëm 296 mijë fëmijë. Numri i tyre do të ishte edhe më i ulët për shkak se baza e krahasimit më 2019 përfshin 9 vite nga 8 vite në 1992.

Gjithashtu numri i mësuesve në ciklin e ulët ka rënë, por me ritme me të ulta se numri i nxënësve. Nga viti 1990 në arsimin 8-vjeçar ishin të angazhuar 28.7 mijë mësues, në vitin e 2018 numri i tyre ishte rreth 23.5 mijë me një reduktim prej rreth 3200. Ulja e numrit të nxënësve ka sjellë dhe një rënie të raportit nxënës për mësues, në 17.8 në vitin akademik 2017/2018, nga 19.1 në vitin akademik 2013/2017, për ciklin 9 vjeçar, sipas INSTAT.

Efektet e plakjes së popullsisë dhe rigjallërimit të emigracionit

Rënia e numrit të nxënësve ka ardhur në proporcion të drejtë me tkurrjen e peshës së grup moshave të reja. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 1989, popullsia në moshën 0-14 vjeç ishte rreth 1 milionë persona, ndërsa në vitin 2017 ka zbritur në vetem rreth 522 mijë persona, pothuajse përgjysmim. Pesha e popullsisë 0-14 vjeç ka zbritur në 18% të totalit, nga 32% që ishte në vitin 1989.

Në të kundërt, teksa vendi ka përjetuar pas viteve ’90 rënien e lindshmërisë dhe emigracionin masiv, -ku janë larguar më së shumti moshat e reja -, është rritur pesha e të moshuarve. Popullsia mbi 65 vjeç zinte 13% të totalit në vitin 2017, nga vetëm 7.4% në vitin 2001, po sipas INSTAT.

Ky ndryshim i strukturës së popullsisë pritet të ketë efekte të rënda në një të ardhme të shpejtë, si në strukturën e forcës së punës, kërkesë ofertën për punë (me ndikim në profilet e universiteteve) ashtu dhe në skemën e pensioneve dhe kostos për kujdesin e të moshuarve.

Rigjallërimi i ciklit të emigracionit është një tjetër faktor i rëndësishëm

Që nga viti 2013, rreth 157 mijë qytetarë shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, për të zbritur më pas në 33 mijë persona në 2016-n dhe 26 mijë në 2017-n. Këto shifra janë bërë të ditura në Raportin vjetor të situatës së azilantëve, të publikuar më parë nga Bashkimi Europian. Demografet e INSTAT kanë komentuar më parë për Monitor se, një ndër faktorët kryesorë të rënies së lindjeve këtë vit, lidhet me emigrimin.
Në vitin 2015, një valë emigracioni prej 67 mijë personash u regjistruan si azilantë në vendet e BE-së, një nivel rekord i viteve të fundit. Qendra kërkimore “Pew Research”, që ka përpunuar të dhënat e Eurostat për emigracionin në vendet e BE-së në vitin 2015, tregoi se 80% e azilkërkuesve shqiptarë ishin nën 35 vjeç, moshë e cila realizon 90% të riprodhimit. Karakteristikë themelore e valës së emigracionit këtë herë ishte ikja e familjeve, ndryshe nga vendet aziatike ku emigrojnë kryesisht meshkujt vetëm. Azilkërkuesit nga vende si Rusia, Serbia, Ukraina dhe Shqipëria kanë tendencë për t’u zhvendosur si familje.
Në një tjetër tregues, atë për numrin e azilkërkuesve për herë të parë për 1000 banorë për secilin nga 20 shtetet që kryesojnë listën në vlerë absolute,
Edhe aplikimet për lotarinë amerikane nga shqiptarët janë tepër të larta. Rreth 367 mijë shqiptarë, (apo rreth 13% e shqiptarëve) i varen shpresat e tyre te “ëndrra amerikane” duke aplikuar për Lotarinë Amerikane dhe duke u renditur kështu të parët në Evropë që kanë përqindjen më të lartë të popullsisë që aplikojnë për lotari. Krahasuar me vitin 2007, numri i shqiptareve që aplikuan për Lotarinë Amerikane është dyfishuar, nga 173 mijë shqiptarë që aplikonin në 2007-n, në 2018 numri i aplikimeve kapi shifrën rekord prej 367 mijë, sipas statistikave të Departamentit amerikan të Shtetit . Rritja e aplikimeve në Lotarinë Amerikanë ka qenë e lartë, veçanërisht pas vitit 2013.

Struktura e arsimit 9 vjeçar

Sipas ministrisë së Arsimit, arsimi bazë fillon në moshën 6 vjeç dhe zgjat 9 vjet. Nxënësi është i detyruar të ndjekë atë deri në moshën 16 vjeç.

Arsimi bazë përbëhet nga dy cikle: arsimi fillor, (klasa 1-5) dhe arsimi i mesëm i ulët, (klasa 6 -9).

Arsimi fillor zgjat 5 vjet. Në klasën e parë regjistrohen fëmijë që mbushin moshën 6 vjeçare deri ditën e fillimit të shkollës. Mosha e fëmijëve të këtij cikli është 6-11 vjeç, përjashtuar fëmijët që përsërisin klasën.

Nxënësit e klasave të para, të dyta dhe të treta vlerësohen me fjalë dhe shprehje. Nxënësit e klasave të tjera vlerësohen me nota, numra të plotë nga 4 deri në 10, ku nota më e ulët kaluese është pesa. Arsimi i mesëm i ulët i përket klasave VI, VII, VIII dhe IX. Mosha e nxënësve është 12- 15 vjeç me përjashtim të nxënësve që përsërisin vitin. Në fund të klasës së nëntë nxënësit i nënshtrohen provimeve kombëtare dhe marrin dëftesë të arsimit bazë.

Në dokumentat e saj zyrtarë, Ministria e Arsimit shprehet se, tendenca në ulje të nxënësve në arsimin bazë bazë shpjegohet me uljen e numrit të lindjeve dhe dukurisë së emigrimit. Ndërsa për arsimin e mesëm ka gjithashtu ulje të numrit të nxënësve vit pas viti, për efekt të uljes se numrit të lindjeve, por nga ana tjetër ka rritje të interesit të nxënësve që vazhdojnë shkollën e mesme pas përfundimit të sistemit 9 vjeçar. (Burimi:Monitor)

 

Tags: plakja e popullsisëshkolla

TË LIDHURA

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu
Aktualitet

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim
Aktualitet

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit
Aktualitet

Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit

21:00 | 04/02/2026
Next Post
Ja sa do të shkojnë temperaturat 10-ditëshin e dytë të shtatorit

Java fillon me vranësira, por temperatura do jetë përvëluese

“Komandant na dogji malli”/ Djali i Berishës: Vitin tjetër, Tërmeti do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

"Komandant na dogji malli"/ Djali i Berishës: Vitin tjetër, Tërmeti do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

I këndoi Enver Hoxhës/Unioni i ish të përndjekurve politik: Rama ta shkarkojë urgjentisht!

I këndoi Enver Hoxhës/Unioni i ish të përndjekurve politik: Rama ta shkarkojë urgjentisht!







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
Bota

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

by mirseda
22:21 | 04/02/2026
0

Parlamenti Evropian është gati të rifillojë punën për zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA pas uljes të...

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com