Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

E dinte vajzën e vdekur, takohet për herë të parë me të pas 35 vitesh

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Jonida mësoi pak ditë më parë se ishte një fëmijë e birësuar dhe se nëna e saj biologjike nuk është ajo që e ka rritur. Ajo shkoi në “Ka një mesazh për ty”për të rrëfyer historinë e dhimbshme, por me fund të lumtur. Dikush e kishte thirrur aty, dhe ajo ishte nëna e saj që e kishte rritur, me një surprizë akoma më të madhe. Ajo kishte marrë me vete nënën biologjike të Jonidës, e cila kishte 35 vjet që kërkonte të bijën e zhdukur në moshën 2-vjeçare.

Biseda në studion e “Ka një mesazh për ty”

Jonida: Kam lindur dhe jetuar në Durrës, ku edhe kam studiuar, kam kaluar një fëmijëri të bukur. U fejova, u martova, sot kam edhe një djalë, 18 vjeç.

Ardit Gjebrea: Kush është njeriu më i shtrenjtë në jetën tënde, përveç djalit?

Jonida: Janë prindërit e mi të cilët kanë bërë shumë për mua. Më të shtrenjtë se ata nuk ka në jetën e një njeriu.

Ardit Gjebrea: Kush do kishte një motiv për të ftuar?

Jonida: Para shumë pak kohësh kam zbuluar për jetën time. Nuk kisha dyshuar dhe askush nuk ma kishte thënë, pas këtij muri gjigant është një person. E kam pak të vështirë se kam ardhur në emision pa lajmëruar asnjë, por po e them që mësova nga mamaja ime që jam një fëmijë i birësuar. Nuk e kam ditur kurrë këtë gjë. Akoma më duket e pabesueshme, nuk jam as e para as e fundit, po fakti që jam rritur shumë mirë nga prindërit. Nuk më kanë lënë asnjë shkas që ta mendoja, brenda meje asgjë nuk ka ndryshuar, por i besoj mamasë sime.
Në ekran shfaqet mamaja e saj, Sashka.

Sashka: Jonida, fjalët e tepërta janë fukarallik, në zemrën time je rrënjosur thellë dhe nuk ka forcë në botë të shkuli ty, por unë sot nuk jam për këtë gjë. Dua që atë që mua më ka gërryer prej shumë vitesh ta çoj deri në fund të jetës sime. Jam për këtë që do të them, zemra e mamit, buzëqeshja jote është lumturia ime, lumturia jote më çon në 7 qiej, ti dhe Enea s’ka forcë në botë të më ndajë mua. Dëgjo mamin, të bëhesh e fortë dhe t’i duash njerëzit ashtu siç ti i do. Unë sot mora një detyrë të vështirë, po e bëj për të mirë e të mirës. Kjo zonja këtu është nëna jote që të mbajti 9 muaj në bark dhe kjo këtu është mami që të bëri kaq. Ne të dyja jemi motra dhe me aq mundësi sa kemi do të japim dashuri në pafundësi. Zemra e mamit, tani po e shoh mirë që kjo pjesa këtu është kopjo e mamit. Ta duash siç më do edhe mua. Me sinqeritetin më të madh të zemrës, nëse mua më do 99% këtë duaje 100%.

Ardit Gjebrea: Sot po njihesh edhe me nënën tënde, do përqafosh edhe nënën që të ka lindur, ke edhe nënën që të ka rritur, çfarë ndjen në këto momente?

Jonida: Emocione të pafundme, një mrekulli. /tvklan

Tags: 35takohetvajzëvite

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Zbulohet skandali me Rrugën e Arbrit/ “Gjoka konstruksion” merr para nga buxheti i shtetit për...

Basha akuza ndaj Ramës: Artisti i mashtrimit vodhi 385 milion euro

Njihuni me anëtarët e jurisë së “Këngës Magjike 2019”







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com