Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 31-vjeçare ka konsumuar medikamente, pas gjendjes së rënduar mendore.
Shtetasja V.D., banuese në Tiranë, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë, shkaku që e ka çuar në këtë veprim është xhelozia.
Njoftimi i policisë
“Më datë 02.01.2018, shtetasja V.D, vjeç 31, banuese në Tiranë, në banesë ka konsumuar medikamentet për arsye xhelozie, e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim,” shkruan policia.