Kupën e Italisë të martën në mbrëmje rezervon një sfidë mjaft interesante, ku Atalanta do të përballet me Juventusin në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni. Një përballje interesante do të jetë edhe mes dy numrave 10, ku nga njëra anë është Papu Gomez dhe nga ana tjetër Paulo Dybala, dy argjentinas. Në prag të sfidës dy lojtarët kanë kontaktuar në “Facetime” dhe Dybala i ka dhuruar një gjest për ti treguar edhe se kush ekip do të kualifikohet.
Të dy janë shumë miq dhe kanë kaluar shumë kohë bashkë me kombëtaren e Argjentinës. Gomez do të jetë në fushë kundër Juventus, ndërsa Dybala është akoma i ndalur nga një dëmtim. Sulmuesi bardhezi duhet të jetë në dispozicion për ndeshjen e kthimit kundër zikaltërve, që do të luhet 28 shkurtin e ardhshëm në “Allianz Stadium”.