Fiorentina po përballet me Lazion në kuadër të Serie A. Ndeshja ka marrë një rrjedhë të jashtëzakonshme që në minutat e para, pasi arbitri është detyruar të nxjerrë dy herë kartonin e kuq. Fillimisht është ndëshkuar portieri i Fiorentinës me karton të kuq pasi ka ndaluar me dorë një top jashtë zone të Immbiles.
Në minutën e 14’ është Muriga në anët e Lazios që ndalon me faull një kundërsulm të skuadrës violë dhe arbitri nuk ka dyshime por tregon menjëherë të kuqin.
Dy minuta pas këtij aksioni është shënuar një supergol nga goditje dënimi nga Verteout për Fiorentinën.