Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

‘DW’: Erdogan është ‘Sulltani’ i parë i Turqisë moderne

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
‘DW’: Erdogan është ‘Sulltani’ i parë i Turqisë moderne

Recep Tayyip Erdogan pas betimit si president ka tanimë më shumë kompetenca se asnjë lider tjetër turk në Turqi para tij. Pak para betimit pati një valë pushimesh nga puna.

Të dielën me dekret Erdogan liroi nga detyra më shumë se 18.600 nëpunës të shtetit, mes tyre  9000 policë, rreth 6000 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 199 akademikë. Ky është ndoshta dekreti i fundit para heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme që pritet pas ngjitjes së tij në post.

LEXO EDHE: Erdogan me dorë të hekurt, pushon nga puna 18 mijë punonjës

Kanë kaluar 13 vjet që kur AKP dhe themeluesi i saj, Erdogan erdhën në pushtet. Fillimisht dukej sikur ishin vitet e demokracisë, lirisë së mendimit dhe paqes shoqërore. Por tani Turqia po i jep kompetenca të jashtëzakonshme një presidenti autoritar, me tendenca gjithnjë e më shumë islamiste dhe nacionaliste. Me shfuqizimin e funksionit kontrollues të parlamentit ai merr pushtetin e vetëm për të vendosur mbi ekzekutivin. E përmes kompetencës së përcaktimit të anëtarëve më të lartë të aparatit të drejtësisë, ai do mund të kontrollojë kështu edhe drejtësinë.

Pa krahasim me SHBA dhe Francën; Ersin Kalaycioglu nga Qendra Politike e Universitetit Sabançi të Stambollit thotë se nuk është ende e qartë, si do të ndryshohet sistemi. “Deri më tani sistemi i ri është diskutuar me ne vetëm në vija të trasha. As opinioni publik dhe as studiuesit nuk i njohin detajet.”

Erdogan ka përsëritur shpesh se edhe demokraci të tjera kanë sistem presidencial. Por sistemi presidencial i Turqisë ndryshon nga ai francez apo amerikan. Kështu për shembull në SHBA presidenti nuk e ka kompetencën të shpërbëjë kongresin. Erdogan mund ta bëjë këtë dhe të shpallë zgjedhje të reja. Në Francë i përcakton parlamenti anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, në Turqi përkundrazi i merr presidenti vendimet që prekin këtë gjykatë të rëndësishme.

Studiuesja Ersin Kalaycioglu kujton tiparet autokrate të sistemit presidencial në Turqi. “Si në sistemin amerikan ashtu edhe atë francez kemi një shoqëri të mirëformuar civile. Këtë ne nuk e kemi.”

Po ashtu Erdogani në të ardhmen mund të operojë edhe me dekrete presidenciale. Deri më tani ai lejohej ta bënte këtë vetëm në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme. Por tani Erdogani mund ta minojë në çdo kohë judikativen. Duket e pamundur që të funksionojë një sistem i pavarur dhe jo partiak i drejtësisë. Sipas politologut turk, Dogu Ergil ndarja e pushteteve dhe pavarësia e drejtësisë, kaq të rëndësishme për demokracinë janë faktikisht të shfuqizuara me sistemin e ri.

Rreziku ultranacionalist; Ende nuk dihet, nëse aleanca që Erdogani mbylli me partinë nacionaliste, MHP do t’i shtojë tensionet në vend. Shumë vetë mendojnë, se qëndrimi i ashpër i MHP sidomos në çështjen kurde dhe refuzimi i disa vlerave demokratike, do të krijojë një atmosferë edhe më nacionaliste në Turqi. Erdogan ka nevojë për MHP për të siguruar shumicën në parlament. Kjo mund të kthehet në pengesën kryesore për zgjidhjen e problemit kurd dhe afrimin e Turqisë më Bashkimin Europian.

Interes të madh paraqet edhe e ardhmja e zhvillimit të marrëdhënieve me Perëndimin. Në vitin 1999 Turqia ka shtruar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në BE, në 3 tetor 2005 filluan negociatat. Por në 13 vitet e fundit nuk është arritur ndonjë progres për t’u shënuar. Dhe me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme para dy vjetësh, ato faktikisht janë ndalur.

Kriza e re Turqi-SHBA; Kati Piri, raportuese e Parlamentit Europian për Turqinë është shprehur për një ndalimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit. Në një kohë që marrëdhëniet BE-Turqi rrezikojnë të ngrijnë, një krizë tjetër është shfaqur edhe në marrëdhëniet me SHBA. Ka disa pika që i rëndojnë ato: Fetullah Gülen, që bëhet përgjegjës për puçin ushtarak nga Erdogan jeton në SHBA. Uashingtoni punon me krahun e armatosur kurd të Sirisë, YPG, por që nga Turqia shihet si organizatë terroriste. Turqia po ashtu kërkon të blejë raketa S-400 nga Rusia, megjithë anëtarësinë në NATO. Të gjitha këto çështje i kanë futur në qorrsokak marrëdhëniet SHBA-Turqi.

Politologu Dogu Ersil i referohet edhe një sondazhi të fundit në Turqi: Sipas tij, SHBA është në Turqi më e papëlqyer se në Iran. Në shoqëri po përhapet një qëndrim gjithnjë e më armiqësor ndaj SHBA dhe BE, thotë Ergil, pavarësisht politikës së Erdoganit./DW/

Tags: akpbeerdoganMHPSHBAsistemi presidencialTürkei

TË LIDHURA

E trishtë/ Ndahet nga jeta kompozitori i njohur amerikan
Bota

E trishtë/ Ndahet nga jeta kompozitori i njohur amerikan

10:00 | 27/06/2025
Japonia ekzekuton ‘vrasësin e Twitterit’ që i mori jetën 9 personave
Bota

Japonia ekzekuton ‘vrasësin e Twitterit’ që i mori jetën 9 personave

09:59 | 27/06/2025
Mosmarrëveshjet gjatë samitit/ BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi
Bota

Mosmarrëveshjet gjatë samitit/ BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

09:34 | 27/06/2025
Next Post
Maradona sulmon gjysmëfinalistët: Jeni të “sunduar” nga mafia

Maradona sulmon gjysmëfinalistët: Jeni të “sunduar” nga mafia

Ish-Presidenti lëshon gojën ndaj gazetarit: Mero Çorapja, këllirë…

Ish-Presidenti lëshon gojën ndaj gazetarit: Mero Çorapja, këllirë…

Marrëveshja është arritur, Ronaldo drejt rrugës për Torino

Marrëveshja është arritur, Ronaldo drejt rrugës për Torino

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit Kinë-Shqipëri në fushën olimpike
Sport

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit Kinë-Shqipëri në fushën olimpike

by mirseda
10:57 | 27/06/2025
0

Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, z. Fidel Ylli dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kinez, z. Gao Zhidan,...

Arjan Ndoj dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Fillimisht na kanë q*lluar nga pas

Arjan Ndoj dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Fillimisht na kanë q*lluar nga pas

10:54 | 27/06/2025
Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj: S’mora asgjë

Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj: S’mora asgjë

10:51 | 27/06/2025
Shitet dr*gë në Vlorë, arrestohet 58-vjeçari, mbante edhe a*më pa leje

Shitet dr*gë në Vlorë, arrestohet 58-vjeçari, mbante edhe a*më pa leje

10:25 | 27/06/2025
Gjykata e Lartë vendos mospranimin e rekursit të Ajola Xoxës

Gjykata e Lartë vendos mospranimin e rekursit të Ajola Xoxës

10:21 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com