Një konflikt çasti mes dy vëllezërve pothuajse ka përfunduar në vrasje. Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Veteriku në Durrës, njëri nga vëllezërit ka tentuar të vrasë me thikë vëllanë e tij.
Sipas njoftimit të policisë, Arian Veteriku 33 vjeç ka sulmuar me thikë vëllanë e tij, shtetasin E.V. 39 vjeç.
Dyshohet se dy vëllezërit në çastin e konfliktit kanë qenë në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 79/c, 22 të Kodit Penal.