Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

“Dukesha si grevëthyes”, Bujar Kapexhiu: Më dënoi regjimi, më kanë trajtuar…

7 vjet ago
in Shqipëria, Stil, Të Gjitha, W-Instant
“Dukesha si grevëthyes”, Bujar Kapexhiu: Më dënoi regjimi, më kanë trajtuar…

Aktori i njohur Bujar Kapexhiu, i ftuar në emisionin ‘Provokacija’ ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij, ku ka folur për arsimimin në një profil kundër dëshirës së tij, puna fizike që ka bërë dhe dënimin që ka vuajtur pas festivalit të 11 .

Kapexhiu, është dhe një nga njerëzit që është dënuar nga regjimi komunist, ku disa vite kishte punuar në kombinatin “Josif Pashko”, si dhe ka zbuluar se prindërit e dërguan për të studiuar për inxhinieri ndërkohë që ai kishte pasion treatrin dhe vizatimin.

Pyetje: Unë di që ashtu si edhe unë ju keni tentuar të bëheni inxhinier. Unë u bëra po ju nuk u bëtë inxhinier.

Bujar Kapexhiu: Fatmirësish nuk u bëra. Them fatmirësisht pasi pasioni im që në vogëli ka qenë teatri dhe vizatimi. Me këto të dyja jam marrë vazhdimit dhe nuk më shkonte në mëndje që do të bëhesha inxhinier. Por prindërit e mi kishin shumë dëshirë meqë në gjimnaz isha me nota të mira meqë merresha me vizatim dhe pikturë menduan që unë mund të isha një arkitekt i mirë. Kështu që vendosën që do shkojnë për inxhinieri pa dëshirën time. Unë kam mbaruan gjimnazin tek “Petro Nini Luarasi”.

Pyetje: Kur morët goditjen pas festivalit të 11 dhe pastaj për dy-tre vite ju keni bërë punëtorin e zakonshëm?

Bujar Kapexhiu: Ju thatë se kam qenë një punëtor i zakonshëm por në fakt unë kam qenë një punëtor i jashtëzakonshëm. Sepse jo vetëm që isha punëtor me arsim të lartë, por unë isha shumë i fuqishëm dhe gjithmonë merresha me sport dhe kur vajta atje për të punuar ishte një punë që e bënin vetë, në kombinatin “Josif Pashko”.

Ishin disa karroca që merrnin katro tubat e mëdha dhe këtë punë e bënin katër vetë. Unë me një mikun tim edhe ai një burrë shumë i fuqishëm bëmë një kërkesë që këtë punë do ta bëjmë ne dy vetë. Dhe kështu ne të dy e bëmë atë punë dhe u përgatita akoma më mirë nga ana fizike. Ishte punë e rëndë dhe punoja shumë. Kishte edhe një gjë të bukur shumë se kur bënim mbledhjen kishte iniciativa të ndryshme dhe na thuhej se kush do të punojë dy turne.

Kishte nga ata që kundërshtonin se jo kush do punojë dy turne. Por i pari që ngriti dorën për të punuar dy turne isha unë. Na thuhej se kush do të shkojë në fabrikën e çimentos të mbushë thasët,  i pari që ngreja dorën isha unë dhe të tjerët thoshin jo.

Unë dukesha si grevëthyes. Mirë më kanë trajtuar mirë, jashtëzakonisht mirë. Unë kot shkoja nëpër mbledhja sepse hyja me dorën lart gjoja për t’u thënë më çoni ku të doni. E kam kaluar shumë bukur atë periudhe dhe e shikoj edhe me nostalgji. Ata ishin njerëz të thjeshte dhe të mirë dhe të gjithë mundoheshin që të ma lehtësonin punën.

Tags: bujar kapexhiudënoi regjimipunetorstudent

TË LIDHURA

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit
Aktualitet

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

14:09 | 14/04/2026
Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij
Aktualitet

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

14:06 | 14/04/2026
Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”
Aktualitet

Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

13:47 | 14/04/2026
Next Post
Denoncimi/ “5000 euro për të shkuar në një mision në Afganistan”

Denoncimi/ “5000 euro për të shkuar në një mision në Afganistan”

“Më rrahën barbarisht dhe më tërhoqën zvarrë”, pedagogu denoncon dhunën në komisariat

“Më rrahën barbarisht dhe më tërhoqën zvarrë”, pedagogu denoncon dhunën në komisariat

Në punë me bukë me vete, ja kush është personi që kujdeset për Braçen

Në punë me bukë me vete, ja kush është personi që kujdeset për Braçen







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit
Aktualitet

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

by mirseda
14:09 | 14/04/2026
0

Në pikën kufitare të Hanit të Hotit ka nisur bllokimi i qarkullimit të mjeteve të tonazhit të...

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

14:06 | 14/04/2026
Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

13:47 | 14/04/2026
Vodhi 40 mijë paundë nga dollapi i marketit! Zbulohen detajet

Vodhi 40 mijë paundë nga dollapi i marketit! Zbulohen detajet

13:43 | 14/04/2026
Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

13:26 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com