Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Duke mos njohur humbjen, Donald Trump po e saboton trashëgiminë e tij

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Duke mos njohur humbjen, Donald Trump po e saboton trashëgiminë e tij

Nga Scott Mcconnell “National Interest”

Deri disa ditë më parë, miqtë e Donald Trumpit, mund t’i kishin thënë atij me sinqeritet se tek e fundit, ai pati një paraqitje të shumë të mirë në këto zgjedhje. I tejkaloi parashikimet e sondazheve me një diferencë edhe më të madhe sesa 4 vjet më parë.

Gjithashtu Trump e zgjeroi mbështetjen e Partisë Republikane tek grupet e pakicave, duke i dhënë fund mitit se hispanikët nuk kishin të ngjarë t’i bashkoheshin me zezakët partisë së krahut të djathtë. Trajtimi i tyre si votues potencial normal të Trumpit, të interesuar kryesisht për zhvillimin ekonomik (dhe jo për socializmin), ashtu si edhe për kontrollin e kufijve, rendin dhe ligjin, dukej se funksionoi.

Operacioni “Warp Speed”, ka sjellë tani zhvillimin e 2 vaksinave në dukje shumë efektive kundër koronavirusit, shumë muaj para se ekspertët e konsideronin të mundur. Sigurisht, merita kryesore për këtë arritje shkon për shkencëtarët dhe infrastrukturën e SHBA-së, por ishte Trump ai që hoqi të gjitha pengesat, dhe vuri paratë në dispozicion.

Është pikërisht lloji i gjërave, për të cilat ai ishte i aftë edhe në karrierën e tij si një zhvillues i pasurive të patundshme:të ecurit shpejt përpara, duke i kapërcyer pengesat. A do ta kishte bërë diçka të tillë një president tjetër? Ndoshta, por fakt është që atë e bëri Trump.

Rekordi i tij në politikën e jashtme ishte i përzier. Ai nuk filloi asnjë luftë të re. Sigurisht, rekordi i tij është më i mirë se ai i presidenti i fundit republikan Xhorxh W.Bush. Dikush mund të debatojë se sa përgjegjës ishte Trump për ekonominë, që po lulëzonte para se të shfaqej koronavirusi.

Ndërkohë me nisjen e pandemisë, Amerika ka pasur të njëjtën performance të tmerrshme, si të gjitha demokracitë e mëdha perëndimore. Për shembull, as teknokratët e aftë si Emanuel Makron dhe figurat shumë popullore si Boris Xhonson në Britani, nuk bënë më mirë.

Në thelb, përgjigjja e Trump ndaj krizës shëndetësore ishte federalizmi – një koncept që ai ndoshta nuk e kuptoi shumë mirë marsin e këtij viti. Delegimi i vendimeve kryesore guvernatorëve – demokratë dhe republikanë – mund të mos ketë qenë politika më efektive, por ajo përputhej mirë me kulturën politike amerikane.

Ajo qasje i dha fund akuzës qesharake se Trump ishte një lideri autoritar, i etur të përdorte ndonjë justifikimi për të konsoliduar një pushtet total në duart e tij. Për këto arsye dhe të tjera, Trump mund të kishte pritur me padurim një jetë post-presidenciale vërtet interesante, ndoshta sërish me ndikim në jetën tonë.

Vlerësimi mbi arritjet e tij të vërteta, vetëm sa do të rritej. Ai sigurisht do të ruante një rol të rëndësishëm në politikat e Partisë Republikane. Tek e fundit, përgënjeshtrimi i sondazheve, hodhi poshtë çdo skenar që dikush së shpejti do të ketë sukses tek republikanët, duke e hedhur poshtë “Trumpizmin”.

Nuk do të ishte e pakonceptueshme, që ai të garonte sërish pas 4 vitesh, edhe pse do të ishte dukshëm më i moshuar. Nuk jam i sigurt sesa këto mundësi kanë humbur në mënyrë të pakthyeshme, por përpjekjet e Trump për të mohuar humbjen në zgjedhje, do të vazhdojnë edhe për disa javë.

Është e pamundur të gjykosh se si do sillet ai me rezultatet zgjedhore. Shumica e klasës politike dhe medias, e mohuan para 4 vitesh legjitimitetin e fitores së Trump, duke synuar ta interpretojnë atë si rezultat i ndërhyrjes së Vladimir Putinit. Trump në fund e kapërceu atë justifikim, por gjithsesi sot ka arsye të inatoset.

“Shteti i thellë” dhe përpjekja e demokratikëve për të kundërshtuar fitoren e Trump 4 vjet më parë, ishte diçka e padrejtë. Por, sot duke u shndërruar në një humbës që e refuzon humbjen, Trump  po shkatërron çdo perspektivë që kishte trashëgimia e tij pas lënies së postit.

Deri tani nuk ka asnjë provë të disponueshme, që demokratët urbane ishin më agresivë në manipulimin votave, sesa kanë qenë në të kaluarën, edhe pse votimi me postë rrit mundësitë e manipulimeve. Përpjekjet e Rudit Xhulianit për të pretenduar një komplot ku përfshihen Hugo Çavez dhe Xhorxh Soros, u duken thjesht të pabazuara dhe vetë mbështetësve të Trump.

Përpjekja e Trump për të mohuar fitoren e Bajdenit, ka sjellë humbjen e mbështetjes së gazetarit të njohur konservator Taker Karlson. Ndërkohë Mark Krikorian, drejtori i Qendrës për Studimet mbi Emigracionit, grupi më i rëndësishëm i emigracionit në botën konservatore, dhe përgjithësisht një mbështetës i Trump, ka bërë thirrje që presidenti ta frenojë Xhulianin në përpjekjen e tij qesharake.

Xhonatan Tërli, ndoshta profesori më i shquar i së drejtës kushtetuese, dhe një mbështetës i rregullt i Trump në media, ironizoi në Tuiter pretendimet e çuditshme të Xhulianit. Lista e dezertorëve të rëndësishëm që kanë qenë mbështetës të Trump, po shtohet nga ora në orë.

Trump nuk do t’i fitojë sot zgjedhjet, duke bindur ligjvënës të ndryshëm republikanë të anulojnë procesin në shtetin e tyre. Edhe nëse e bën këtë gjë, ai nuk ka asnjë mënyrë sesi mund të qeverisë. Por nëse vazhdon në këtë rrugë, do të humbasë një trashëgimi, që i kishte të gjitha gjasat që ishte shumë premtuese.

Nuk është turp të humbasësh zgjedhjet në mesin e mes një pandemie të paparë, por turp është të jesh një humbës që e refuzon humbjen. Dhe pasojat për Trump mund të jenë edhe më të rënda. Disa ditë më parë, presidenti i zgjedhur Bajden, tha se nuk donte që presidenca e tij të konsumohet nga hetimet e Departamentit të Drejtësisë ndaj Trumpit.

Ky gjest dërgoi një sinjal të qartë tek avokatët demokratë, që janë të etur ta ndjekin penalisht Trumpin për disa çështje dytësore. Por nëse Trump vazhdon përpjekjet e tij për të mohuar fitoren e Bajdenit, edhe rezistenca për të mos u marrë me të nëpër gjyqe, do të fillojë që të zhduket.

Burimi i lajmit: https://nationalinterest.org/feature/how-trump-sabotaging-his-legacy-173111

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Donald TrumphumbjesabotimZgjedhjet presidenciale SHBA

TË LIDHURA

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull
Bota

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Të shtënat në Times Square, i arrestuar një 17 vjeçar
Bota

Të shtënat në Times Square, i arrestuar një 17 vjeçar

17:03 | 09/08/2025
Izraeli miratoi planin për pushtimin e plotë të Gazës, Këshilli i Sigurisë së OKB-së thërret takim urgjent
Bota

Izraeli miratoi planin për pushtimin e plotë të Gazës, Këshilli i Sigurisë së OKB-së thërret takim urgjent

14:14 | 09/08/2025
Next Post
Kastriot Islami: Jo hapjes së negociatave me Ramën kryeministër

Regres, prapë ‘të infektuar’ më shumë se ‘të shëruar’

E ardhmja e Lëv në ‘fije të perit’, federata gjermane vendos më 4 dhjetor

E ardhmja e Lëv në 'fije të perit', federata gjermane vendos më 4 dhjetor

”Gafa” e BKH: Skualifikon kandidatin me pikët e mjaftueshme për hetues

Hetuesit e BKH-së/ Kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen një tjetër testi

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët
Showbizz

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

by mirseda
21:32 | 09/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj,...

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

20:22 | 09/08/2025
Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com