Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Duka: Panucci zgjedhja e duhur, kam besim që fitojmë me sonte

8 vjet ago
in Sport
Duka: Panucci zgjedhja e duhur, kam besim që fitojmë me sonte

Në prag të ndeshjes miqësore që do të zhvillojë kombëtarja shqiptare në Antalya përballë Turqisë, ka folur për mediat edhe presidenti i FSHF-s, Armand Duka. Ai ka prekur disa tema mjaft të rëndësishme në ekipin kombëtarë, lojtarët e rinj dhe adaptimin e tyre. Po ashtu ka sqaruar edhe mungesën e disa lojtarëve veteranë në këtë miqësore duke theksuar që nuk kanë se çfarë të na vërtetojnë. Sa i përket ndeshjes së sotme duke ka besim që Panucci e ka përgatitur mjaft mirë këtë ndeshje dhe kemi shanse për ta fituar.

Ndeshja Turqi-Shqipëri.

“Ky është fillimi i përgatitjes së një edicioni të ri, sigurisht që do të ketë ndeshje të tjera miqësore. Turqia është një kundërshtarë dinjitoz dhe mund të provosh gjithçka , për të kuptuar se ku jemi. Skuadra është stërvitur mjaft mirë këtu në Antalya dhe i ka dhënë mundësi mjaft të mirë Panuccit që të njihet më mirë me lojtarët. Turqia është një ekip mjaft i mirë, por nuk ka shumë dallim nga ne, kjo tregon që i kemi mundësitë për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje. Ata vijnë nga një humbje në një miqësore më parë dhe tani besoj se do të luajnë shumë fort për ta fituar ndeshjen.”

Panucci dhe stafi i ri italian.

“Kur menduam që të kishim një staf të ri, menduam që tu krijonim kushte sa më të mira për tu njohur me ambientin dhe çdo detaj. Pasi kemi objektiva të mëdha për Euro 2020. Mendoj që e kemi realizuar atë që kemi pasur për qëllim. Nëse analizojmë katër ndeshjet e drejtuar nga Panucci kanë qenë mjaft të mira, por ka pasur edhe vend për përmirësim në të ardhmen. Ne kemi bërë zgjedhjen e duhur duke marrë një emër të madh një futbollin evropian, pasi ka fituar pothuajse gjithçka dhe shpresoj ta bëjë edhe me ne. Kam bindjen që ai di ta bëjë këtë grup të shkojë në Euro 2020.”

Lojtarët e rinj dhe veteranët.

“Çdo skuadër ka nevojë për energji të reja, elementë rinj të cilët do ta ndihmojnë të eci përpara,janë afruar ato elementë që besojmë se do të na ndihmojnë sa më shumë. E rëndësishme është që të luajnë ata që janë më në formë dhe që mund ta ndihmojnë ekipin, prandaj them që nuk ka moshë në lojtarët që do të zbresin në fushë, i bën ajo që mund të japin për të ndihmuar ekipin lojtarë të mëdhenj. Mund të ketë ngelur jashtë në këtë miqësore ndonjë lojtarë i vjetër, por kjo ndodh për të pasur hapësira për lojtarë të rinj, sepse ata nuk kanë çfarë të vërtetojnë pasi janë të konfirmuar dhe të njohur për kualitetet që disponojnë.”

Liga e Kombeve mundësi drejt Euro 2020.

“Është një kompeticion më i vështirë pasi në kategorinë ku bëjmë pjesë ne janë ekipe të të njëjtit nivel dhe është më i vështirë. Por është një mundësi tjetër për të shkuar në Europian. Nuk është e thënë që të shkojnë vetëm ekipet e grupit A, por mund të ketë shans për të gjithë, kjo Ligë do të heqë mundësinë për të zhvilluar miqësore. Ne do ta kërkojmë rrugën për të shkuar në Europian nga të dyja rrugët, si nga kjo ligë edhe nga eliminatoret.”

Ekipi Shpresat dhe furnizimi që mund ti sjellë kombëtares A

“Fatkeqësisht kanë bërë ndeshje të mira dhe nuk kanë arritur të marrin pikë. Ata duhet të jenë më lart se në atë pozicion që janë, që do të thotë të kenë më shumë pikë. Përbërja dje elementet që kanë lojtarët e 21-vjeçarët janë të gatshëm të gjithë për të qenë në ekipin A. Është Ramadani që është ftuar i pari në ekipin A, por të gjithë janë të gatshëm për Panuccin dhe kjo është një plus shumë i madh,”- përfundoi presidenti Duka.

Tags: besimduhurDukafitojmëKampanucciSontezgjedhja

TË LIDHURA

“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje
Sport

“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje

13:46 | 09/03/2026
Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid
Sport

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

21:09 | 03/03/2026
Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Next Post
Haradinaj nuk di çfarë të thotë për raportin e Demarkacionit

Haradinaj nuk di çfarë të thotë për raportin e Demarkacionit

Shtyhet Vllaznia-Lushnja, shkodranët presin të jetë gati “Loro Boriçi”

Shtyhet Vllaznia-Lushnja, shkodranët presin të jetë gati “Loro Boriçi”

Rama: Të shkarkohet kreu i KQZ-së dhe kryebashkiaku i Mallakastrës

Rama: Të shkarkohet kreu i KQZ-së dhe kryebashkiaku i Mallakastrës







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit
Politikë

Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit

by mirseda
18:58 | 09/03/2026
0

“12 Marsi është një ditë e madhe, është dita e përmbysjes së narko-regjimit. Në orën 10 para...

Kushtetuesja pezullon dekretin e Osmanit, s’ka zgjedhje deri më 31 mars

Kushtetuesja pezullon dekretin e Osmanit, s’ka zgjedhje deri më 31 mars

18:51 | 09/03/2026
Skema e re për pagesën me këste të debive të energjisë, ulje kamate deri 100%

Skema e re për pagesën me këste të debive të energjisë, ulje kamate deri 100%

18:48 | 09/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026
Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

18:21 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com