Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Duhanpirësit, më të prirur të sëmuren me COVID-19? Çfarë thonë ekspertët

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Duhanpirësit, më të prirur të sëmuren me COVID-19? Çfarë thonë ekspertët

A janë duhanpirësit më të prekshëm ndaj COVID-19? Ekspertët nuk e dinë ende me siguri të plotë. “Por bazuar në informacionin që kemi në lidhje me natyrën e sëmundjes kronike të mushkërive, ne e dimë se kur një njeri ka një inflamacion të mushkërive, ai ka më shumë gjasa të preket dhe dëmtohet rëndë nga shkaqe të tjera të inflamacionit të mushkërive.

Dhe duhanpirësit mund të të jenë më të prekshëm nga COVID-19, për shkak të futjes së duarve në gojë dhe thithjes së përsëritur së cigareve”, thotë profesoreshë Kristina Xhenkins, drejtuese e Fondacionit të Mushkërive në Australi.

Ajo thekson se ekspertët janë duke pritur të dhënat, që të tregojnë sesa nga njerëzit me sëmundje kronike të mushkërive, nga të cilat vuajnë shumë duhanpirës, janë më të prekshëm se të tjerët nga COVID-19.

Ndërkohë profesori i asociuar, Fredi Sitas në Shkollën e Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Komunitare në Australi, thotë se ka shumë studime mbi mënyrën se si pirja e duhanit dëmton qelizat në mushkëri, dhe kjo i bën duhanpirësit më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve infektive të frymëmarrjes, siç janë gripi, pneumonia dhe tuberkulozi.

“Prandaj pirësit e duhanit, preken më shumë dhe më rëndë nga infeksionet në rrugët e frymëmarrjes, se sa jo duhanpirësit. Këtu përfshihen viruset sinkitiale të frymëmarrjes, të cilat shkaktojnë infeksione të mushkërive dhe traktit respirator. Shkalla e transmetimit të tyre, është më e madhe tek duhanpirësit sesa tek duhanpirësit”, nënvizon ai.

Dhe a rrezikojnë më shumë duhanpirësit, nëse preken nga koronavurisi? Profesoreshë Xhenkins thotë se nuk dihet me saktësi nëse duhanpirësit, janë më të prekshëm nga pasojat serioze në shëndetin e tyre nëse preken nga COVID-19, por shtoi se ka shumë arsye shumë specifike se përse njerëzit me sëmundje kronike të mushkërive, mund të preken më rëndë nga COVID-19.

“Këto arsye, nuk kanë të bëjnë me rritjen e ndjeshmërisë ndaj koronavirusit. Disa prej tyre, kanë të bëjnë më shumë me rritjen e ndjeshmërisë ndaj rezultateve katastrofike, pasi këta njerëz kanë tashmë një dëmtim të mushkërive”- thotë profesoreshë Xhenkins.

Ajo thotë që mjekët presin që duhanpirësit të jenë më të rrezikuar nga dëmtimi i mushkërive nga ndonjë virus i rëndë i frymëmarrjes, dhe nuk kanë arsye që të mendojnë se COVID-19 përbën një përjashtim. “Megjithatë ne nuk jemi plotësisht të informuar në lidhje me këtë gjë, dhe studimet e deritanishme nuk i identifikojnë ende duhanpirësit si më shumë të rrezikuar sesa të tjerët.

E vetmja provë e deritanishme, që adreson posaçërisht rrezikun e njerëzve me sëmundje kronike të mushkërive, vjen nga rastet e hershme të publikuara nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ajo sugjeron se në mesin e sëmundje ekzistuese si faktorë rreziku ndaj COVID-19, hipertensioni dhe diabeti, ishin faktorë më të fortë sesa sëmundja kronike pulmonare obstruktive (COPD).

Nga ajo që dihet deri tani mbi efektin e infeksioneve virale të frymëmarrjes, njerëzit me sëmundje kronike pulmonare obstruktive, kanë shumë më shumë gjasa të shfaqin efekte serioze për shkak të koronavirusit. COPD është një sëmundje që prek duhanpirësit, si dhe njerëzit që punojnë në mjedise të ndouora, sidomos gratë në vendet në zhvillim.

Prandaj, jemi shumë të shqetësuar për atë që do të ndodhë, kur COVID-19 të prekë edhe komunitete që kanë një infrastrukturë shëndetësore shumë të dobët. Shkaqet gjenetike të COPD janë të rralla. “Pra, njerëzit me COPD të cilët kanë sëmundje mesatare deri në të rënda, mund të kenë nivele shumë anormale të oksigjenit në gjak. Dhe pandemia aktuale përbën një problem shtesë, që shkakton një humbje të mëtejshme të aftësisë për të transferuar oksigjenin nga ajri në rrjedhën e gjakut. Ndaj ata janë shumë më të rrezikuar”-thekson Xhenkins.

Ndërkohë Sitas thotë se për duhanpirësit, ka pasur një numër provash bindëse, që sugjeronin se ata do ta përjetonin shumë më rëndë sëmundjen e COVID-19, në rast se do të prekeshin. “Rreziqet e vdekjes nga sëmundje të tjera të njohura infektive të frymëmarrjes, janë 50-300 përqind më të larta se tek duhanpirësit”- thotë profesor Sitas. “Ka një raport kinez të revistës mjekësore nga Vuhan me 78 raste, që tregon se ata që kishin simptoma më të rënda të frymëmarrjes, kishin 9 herë më shumë të ngjarë të ishin duhanpirës.

Ne tashmë e dimë se njerëzit me një sëmundje para-ekzistuese,  të vuajnë më shumë nga COVID-19. Këto studime nuk janë perfekte, por është logjika e thjeshtë të konstatosh se duhanpirësit do të kenë shumë më tepër probleme nga joduhanpirësit”- thotë ai.

Nisur nga këto studime, Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, u ka kërkuar duhanpirësve të heqin dorë nga pirja e duhanit, pasi ajo i rrezikon shumë më tepër nga koronavirusi. “Kjo është një mundësi e mirë që të gjithë duhanpirësit, të konsiderojnë seriozisht mundësinë e lënies së duhanit”, tha ai.

TIRANA TODAY

Tags: duhanpirësitekspertetkoronavirus

TË LIDHURA

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Bota

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!
Bota

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit
Bota

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Next Post
MOSAD, si Izraeli po e përdor shërbimin e tij sekret kundër koronavirusit

MOSAD, si Izraeli po e përdor shërbimin e tij sekret kundër koronavirusit

SHBA-ja duhet ta udhëheqë botën në përpjekjet ndaj pandemisë

SHBA-ja duhet ta udhëheqë botën në përpjekjet ndaj pandemisë

Eksperti më i lartë i koronavirusit në SHBA kërcënohet me jetë

Eksperti më i lartë i koronavirusit në SHBA kërcënohet me jetë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com