Khabib Nurmagomedov dhe Floyd Mayweather janë duke u përgatitur që të zhvillojnë një duel në boks i cili do të gjenerojë të ardhura të mëdha. Por pavarësisht se të dy boksierët janë impenjuar seriozisht për këtë, nga ana zyrtare ky meç deri tani duket i pamundur.
Shefi i UFC-së, Diana White ka zbuluar arsyet se dueli i shumëpritur nuk mund të zhvillohet pa lejen e tij. Në një intervistë për rrjetin e “ESPN” White deklaroi: “Mos i jepni rëndësi kësaj gjëje. Së pari, skuadra e Mayweather nuk ardhur të më kontaktojë. Khabib është nën kontratë me UFC”, duke nënkuptuar se luftëtari rus nuk mund të zhvillojë ndeshje pa miratimin e tyre.
Dueli mes Khabib dhe Mayweather pritet me shumë interes sepse të dy janë të pamposhtur në kategoritë e veta dhe do ishte një ndeshje tepër interesante duke qenë se Kahbib numëron 27 fitore dhe asnjë humbje, ashtu si boksieri amerikan që numëron vetëm fitore, 55 të tilla.