Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Duan ta zëvendësojnë sepse nuk e kanë nën kontroll”, Dashnor Sula paralajmëron shkarkimin e radhës

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Duan ta zëvendësojnë sepse nuk e kanë nën kontroll”, Dashnor Sula paralajmëron shkarkimin e radhës

Deputeti Dashnor Sula ka paralajmëruar se pas shkarkimit të Gledis Nanos nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit, radhën e ka drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja.

Me aë të një postimi në Facebook, Sula thotë se shkarkimin e Nanos e paralajmëroi tre ditë më parë, ndërkohë sot njofton se në ditët në vijim e njëjta tentativë do të bëhet edhe me kreun e SPAK-ut. Ai e nis shkrimin e tij me një mesazh të fortë se kur cënohet qeveria, nuk njeh partnerë ndërkombëtarë.

Sula shprehet se paralajmërimi i tij ishte i saktë dhe se sot u shkarkua Gledis Nano. Sipas tij, qeveria largimin e Nanos donte ta kamuflonte si një dorëheqje.

Ai shton më tej se Gledis Nano ishte person i promovuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se nuk kishte asnjë mbështetje të politikës shqiptare. Deputeti shkon më tej se kanë nisur më herët për të zëvendësuar kreun e SPAK-ut nga detyra, pasi nuk e kanë nën kontroll.

Ja se çfarë shkruan ai

Kur cënohet kjo qeveri nuk njeh partnerë ndërkombëtar!

E paralajmërova që ditën e hënë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë do shkarkohet nga qeveria ditën e mërkurë. Siç e ka zakon kjo mazhorancë, edhe largimin e Gledis Nanos donte ta kamuflonte si një dorëheqje por u dështoi kjo përpjekje. Ministri e priti një orë në zyrë të hënën por Drejtori i Policisë nuk u paraqit. Sipas informacioneve fiku telefonin dhe nuk shkoi. Sot e bëri fakt Ministri i Brendshëm duke e shkarkuar.

Kjo që ndodhi sot është pasqyra më e qartë e kësaj mazhorance se nuk njeh marrëdhënie me partnerët ndërkombëtare kur i cënohen interesat e errëta të njerëzve të vetë. Gledis Nano ishte person i promovuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nano nuk kishte asnjë mbështetje të politikës shqiptare dhe as të bandave qoftë ilegale qoftë të atyre që trajtohen si biznesmenë të ndershëm. E pata paralajmëruar në sallën e Parlamentit se atë nuk do ta lejojnë të punojë. Fatkeqësisht koha më dha të drejtë. Kjo qeveri nuk është mësuar të ketë njerëz strikt me ligjin. Kërkon vartës që të jenë nën kontrollin e tyre. Ata njohin Maliqin jo ligjin. Besoj e kanë kuptuar edhe partnerët se me kë kemi të bëjmë.

Por dua të paralajmëroj sot se e njëjta tentativë po bëhet edhe me kreun e SPAK. Sipas informacioneve të mia kjo mazhorancë ka nisur më herët për të zëvendësuar kreun e SPAK nga detyra. Njësoj si me z. Nano, edhe me z. Kraja qeveria kërkon ta zëvendësoj sepse nuk e ka nën kontroll. Nuk është e tepërt të themi se kemi një qeveri që kërkon të ketë të gjithë pushtetet në një dorë.

 

Tags: Dashnor SulaSPAK

TË LIDHURA

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

22:41 | 10/02/2026
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha
Politikë

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Next Post
Meta ngre alarmin: 67% e popullsisë jeton në kufirin e varfërisë, Rama s’ka indeksuar pagat e punonjësve

Shkarkimi i Nanos/Meta: Kokë turku, thirrje efektivëve të mos përdoren nga politika

Korridori Ndërkombëtar Adriatik Alpe, aorta e Kombit Shqiptar

E nisi Berisha dhe u pasua tek kjo qeveri! Haklaj lëshon thirrjen e fortë: Tropoja e sotme s’ka asnjë lidhje historiko-kulturore me Kukësin!

“U mbajta te parajsa”, romani që na drejton në rrugëtimin shpirtëror

"U mbajta te parajsa", romani që na drejton në rrugëtimin shpirtëror







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com