Oriola Marashi është kthye në një nga modelet më të komentuara në media, me postimet provokuese që ajo bën në rrjetet sociale. Pas shumë publikimeve të fotove e videove ku ajo shfaqet mjaft seksi, Oriola së fundmi ka habitur me postimin e saj. Mesa duket asaj i ka lindur dëshira të bëhet nënë.
Dhe jo, nuk është shaka sepse këtë e ka bërë të ditur vetë modelja. Oriola ka postuar një foto të Kylie Jenner me vajzën e saj teksa shfaqen të buzëqeshura dhe shkruan: “Oh Zot, dua një bebe”.