Dua Lipa do të jetë zëri i ceremonisë hapëse të finales së Champions League e cila do të zhvillohet në Kiev, në një stadium me mbi 75 mijë tifozë. Një emocion i veçantë e përshkruan këngëtarja me origjinë nga Prishtina këtë moment që nuk e kishte imagjinuar më parë. Dua do të performojë në fushë disa nga hitet e saj si: “New Rules”, “New Love” dhe IDGAF”. Këngëtarja ka disa ditë që ndodhet në Kiev dhe po zhvillon provat para shfaqjes.Sot ajo ka dhënë një intervistë për mediat angleze, pikërisht në stadiumin e Kievit, ku nesër në 20:45 do të luhet supersfida mes Real Madrid dhe Liverpul. Ajo u shpreh se ishte shumë e emocionuar, duke qenë e vetëdijshme për rëndësinë e eventit dhe për faktin që do performojë para 75 mijë spektatoreve. Në fund, e pyetur se cili do jetë ekipi triumfues sipas saj, ajo u përgjigj pa mëdyshje: “Liverpuli!”Kjo mbase edhe për faktin se këngëtarja me origjinë nga Prishtina është lindur në Londër dhe dëshiron që ekipet angleze të rikthehen protagoniste në skenën europiane.