Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Dua drejtësi”, çfarë kërkoi gruaja një ditë pasi vrau burrin dhe vjehrrën

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
“Dua drejtësi”, çfarë kërkoi gruaja një ditë pasi vrau burrin dhe vjehrrën

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Vlorë, ku u gjetën të djegur nënë e bir më 22 janar, gruaja vrasëse ka kërkuar drejtësi për bashkëshortin dhe vjehrrën e saj.

Ka qenë nusje e Olsi Hoxhallarit, 32-vjeçarja Hysnie Hoxhallari ajo që foli për televizionet një ditë pas krimit, teksa kërkoi drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes.

Fillimisht u mendua se ngjarja ishte aksidentale, por më pas u dyshua se ajo mund të ishte e qëllimshme, teksa kishte kontradikta mes dëshmive.

Ekspertiza tregoi se viktimat Salkie Hoxhallari, 73 vjeçe dhe i biri, Olsi 43 vjeç, ishin vrarë para se të digjeshin. Konkretisht, burri ishte goditur me sëpatë në kokë, ndërsa nëna e tij e moshuar ishte mbytur me tel, teksa flinin.

Në dëshminë e saj para hetuesve të çështjes, gruaja e Olsit, nëna e një djali 3 vjeç, është shprehur se ka qenë me burrin dhe vjehrrën deri pak orë para ngjarjes dhe vetë ata i kanë kërkuar që të shkojë të vërë djalin e vogël për të fjetur:

“Rreth orës 11:30 minuta e lashë tim shoq dhe vjehrrën duke parë televizor dhe kalova në dhomën tjetër për të fjetur. Nuk kam dëgjuar asgjë. Rreth orës 4 të mëngjesit më zgjoi një si zhurmë, shpërthim, pashë tym e flakë dhe thirra menjëherë komshinjtë për ndihmë. Kur shkova, derën e gjeta të mbyllur nga brenda dhe e hapa me forcë. Kur hyra brenda në dhomë, i gjeta të dy pa shenja jete, ndërsa orenditë ishin djegur thuajse të gjitha. Dua drejtësi”, ka dëshmuar Hysnie Hoxhallari, para policisë.

Por hetimet e policisë treguan se gruaja 32-vjeçare dhe një 26-vjeçar nga Fieri, Kasëm Pirjasi, janë autorë të krimit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Konferencë për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Gentjan Shehaj, për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vrasjes së dyfishtë, të ndodhur në muajin Janar 2018 në lagjen “24 Maji”, Vlorë

Vihen në pranga dy autorët e vrasjes, sekuestrohet edhe arma e ftohtë me të cilën dyshohet së është kryer krimi!

Strukturat e Hetimit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, finalizuan operacionin e koduar “Devijimi”, ku është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në muajin Janar 2018 në lagjen “24 Maji” Vlorë.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor, të cilat çuan në  dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së vrasjes së dyfishtë dhe të djegies së trupave të dy shtetasve, nënë e bir.

Hetimet intensive nisën menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në muajin janar, ku u gjetën të pajetë e të djegur në banesën e tyre shtetasi O.H. dhe nëna e tij shtetasja S.H., pasi nga grupi hetimor u krijua bindja se nuk  kishim të bënim me një ngjarje aksidentale, por me një vrasje.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Hysnie Hoxhallari, 32 vjeçe, banuese në Vlorë.

Kasëm Pirjasi, 26 vjeç, banues në Strum, Fier.

Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë shtetasit O.H., e S.H., si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si “aksidentale”.

Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e ftohtë me të cilën dyshohet se është kryer krimi (mjet prerës i fortë prej metali).

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga nenet 79/dh dhe 25 të Kodit Penal.

Policia e Vlorës, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, dhe në këtë kuadër fton qytetarët dhe mediat në bashkëpunim, me qëllim krijimin e një ambjenti sa më të sigurt për të gjithë.

Tags: “Dua drejtësi”burrinçfarëdhe vjehrrëngruajakërkoinje ditepasi vrau

TË LIDHURA

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave
Aktualitet

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Vëllai i Shpat Kasapit: Ai ishte i entuziazmuar për “BBV5”, jemi të shokuar nga vdekja e tij
Aktualitet

Vëllai i Shpat Kasapit: Ai ishte i entuziazmuar për “BBV5”, jemi të shokuar nga vdekja e tij

19:13 | 26/11/2025
Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar
Politikë

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
Next Post
Lufta për kokainë/Mediat e huaja: Shqipëria “sfidon” Kolumbinë

Lufta për kokainë/Mediat e huaja: Shqipëria "sfidon" Kolumbinë

Zaev: “Maqedonia e Re”, emër i papranueshëm për ne

Zaev: “Maqedonia e Re”, emër i papranueshëm për ne

Ambasada e SHBA-ve sqaron aplikuesit për viza: Kini kujdes…

Afati i vizave/ Ambasada amerikane ka një njoftim të rëndësishëm për të dashuruarit







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë
Bota

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë

by mirseda
21:13 | 26/11/2025
0

Një gjykatë në Peru ka dënuar me 14 vite burg ish-presidentin Martin Vizcarra, i cili u shpall...

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

21:11 | 26/11/2025
Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

20:08 | 26/11/2025
Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

19:40 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com