Para pak minutash, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me aleatët parlamentarë në selinë blu.
Takimi zhvillohet teksa Basha pritet të japë një përgjigje zyrtare për paketën e Brukselit, ose e njohur ndryshe si paketa McAllister.
A do e pranojë Basha platformën e McAllister? Duket se takimi me aleatët parlamentarë jep një dritë jeshile se do ketë një përgjigje pozitive nga opozita.