E hënë, 1 Mars, 2021
3 C
Tirana

Ahmetaj: Taksa progresive, politika e duhur për rritjen ekonomike edhe në vijimësi

Qeveria aktuale, nëse do të vijojë të drejtojë vendin edhe pas zgjedhjeve të pritshme parlamentare, pritet të ketë shtyllë kryesore të zhvillimit të ekonomisë, taksën progresive.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, sot gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë, e konsideroi aplikimin e “taksës së ndershme”, aq të kundërshtuar nga e djathta, si një ndër politikat me ndikimin më të madh në rritjen e nivelit të ekonomisë përgjatë mandatit 4-vjecar, cka do të thotë vijimësi të kësaj praktike, nëse socialistët do të fitojnë dhe një mandat qeverisës.    

Ahmetaj deklaroi gjithashtu se, “për herë të parë  pas  5 vitesh kemi një rritje ekonomike që u shënua në 3-mujorin e parë 2017, në vlerën e 2.96 %”.

Kreu i Financave ndër të tjera vlerësoi si domosdoshmëri miratimin e reformës në drejtësi, cka sipas tij do të shërbejë si një tjetër frymëmarrje për ekonominë shqiptare, tashmë të dalë nga kriza e thellë nga ku u trashëgua  katër vite më parë. 

Duke iu referuar një prej pikave të forta që opozita ka në programin e saj për ekonominë, taksës së sheshtë, Ahmetaj theksoi se “aplikimi i saj do t’u hiqte shqiptarëve nga xhepat plot 500 milion dollarë në vit”.  

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koronavirusi: Regjistrohen 986 raste të reja dhe 19 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri vijon të mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 986 raste të reja. Ndërkohë, 19 persona...

Video/ Shkëputet masa gjigande e akullit në Antarktidë

Një ajsberg i madh që i afrohet madhësisë së Londrës së Madhe është shkëputur nga Antarktida, afër stacionit kërkimor Halley të Britanisë. Instrumentet sipërfaqësore në...

SHBA/ Gjykata gjobit me 65 milion dollarë rrjetin social Facebook, ja arsyeja

Një gjykatës federal ka aprovuar një gjobë prej 650 milion $ të një procesi gjyqësor mbi privatësinë kundër Facebook për pretendimin e përdorimit të...

Basha pyet qytetarët: Nuk jeni të kënaqur me drejtuesit? Ndërrojini (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video në rrjetin social, Facebook, ku i këshillon qytetarët që t'i ndërrojnë drejtuesit e tyre...

Ndryshimi i klimës, po bën që sezonet e alergjive të nisin më herët

Kokrrat e polenit nga bimët që lulëzojnë, fluturojnë zakonisht edhe qindra kilometra përmes erë. Tani duket se kriza e klimës e ka përshpejtuar udhëtimin...