Kombëtarja e Zvicrës ka në përbërje një numër të madh shqiptarësh të cilët janë kthyer në liderë te ekipit. Në listën zyrtare të lojtarëve që do të marrin pjesë në Botërorin e Rusisë, nuk mund të mungonin emra të tillë si: Xhaka, Shaqiri, Mehmedi, Behrami, Xhemaili, por edhe Ajeti që bëri shumë bujë në muajt e fundit se kë vend do të përfaqësonte pasi ftesat ishin të shumta.Ky është grumbullimi i parë i Ajetit me skuadrën e parë, duke u bërë një tjetër futbollist që “tradhton” kombëtaren shqiptare. Ai ka pasur disa ftesa nga Shqipëria, por në fund ka vendosur për të luajtur me Zvicrën, ndërkohë që vëllai i tij, Arlind Ajeti luan për kuqezinjtë. Jashtë është lënë Florent Hadërgjonaj, i cili refuzoi Kosovën për Zvicrën, por mesa duket kjo gjë nuk i ka bërë përshtypje trajnerit Petkoviç.