Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Drejt largimit të Netanyahut? Kryeministri sulmon marrëveshjen e rivalit

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Drejt largimit të Netanyahut? Kryeministri sulmon marrëveshjen e rivalit

Ultra-nacionalisti Naftali Bennett ka kohë deri të mërkurën për të lajmëruar arritjen e një mazhorance të re, që do të largonte kryeministri Benjamin Netanyahu pas 12 vitesh në pushtet. Mediat izraelite kanë shkruar se, kundërshtarët e Netanyahu-t kanë kohë deri të mërkurën për të formuar qeverinë. E nëse ata ia dalin mbanë, kjo do të sillte fundin e sundimit të kryeministrit më të “jetëgjatë” në vend.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, i cili po gjykohet për mashtrim, ka paralajmëruar se një qeveri e re e propozuar nga partitë opozitare do të ishte “një rrezik për sigurinë” e vendit. Ai u bëri thirrje politikanëve të djathtë të mos e mbështesin marrëveshjen pasi udhëheqësi ultra-nacionalist Naftali Bennett bëri të ditur se do ta ndante pushtetin me një parti qendrore.

Netanyahu nuk arriti një shumicë vendimtare në zgjedhjet e përgjithshme në mars të këtij vitit, që ishin të katërtat që zhvillohen rresht, brenda dy viteve, pa mundur të krijojnë një mazhorancë. “Mos formoni një qeveri të majtë, një qeveri e tillë është një rrezik për sigurinë dhe të ardhmen e Izraelit,” tha 71-vjeçari Netanyahu, i cili ka qenë në pushtet për 12 vjet dhe ka dominuar politikën izraelite për një brez.

Sipas gazetës më të madhe izraelite, Haaretz, Netanyahu mësohet se e ka akuzuar Bennett për “mashtrim të publikut” dhe për kryerjen e “mashtrimit të shekullit”, një referencë për premtimet e mëparshme të udhëheqësit të partisë Yamina për të mos bashkuar forcat me udhëheqësin e opozitës së vendit, Yair Lapid.

Bisedimet për qeverinë e re përfshijnë dhe arabët

Kreu i një partie të së djathtës Yamina Naftali Bennett njoftoi të dielën se do të bashkohet me udhëheqësin e opozitës Yair Lapid për të formuar një qeveri të ndarjes së pushtetit në Izrael. Një zhvillim i tillë mund t’i japë fund krizës politike që çoi në katër zgjedhje radhazi në dy vjet.

Tre javë më parë, Lapid ishte në prag të formimit të një qeverie për ndarjen e pushtetit që do ta sillte Bennett-in në postin e kryeministrit për dy vjet para se vetë Lapid të merrte detyrën. Por Bennett u tërhoq prej konfliktit të Gazës. Bennett u takua me Lapid të enjten dhe sipas disa raporteve për shtyp i tha Lapid-it se ai donte të bashkohej në një qeveri të ndarjes së pushtetit, por ende ka ende nevojë të bindë anëtarë të tjerë të partisë së tij për këtë lëvizje.

Ndërkaq, mësohet se kreu i Yamina-s, Naftali Bennett, i cili dikur kishte kundërshtuar çdo bashkëpunim me partitë arabe, papritmas u deklarua i gatshëm të pranojë mbështetjen e tyre nëse kjo gjë është e nevojshme që ai të bëhet kryeministër, madje edhe me vetëm gjashtë vendet e tyre në parlamentin e vendit, i njohur si Knesset. Shumë prej votuesve të Bennett u zemëruan me këtë vendim. Ai kishte premtuar para zgjedhjeve se nuk do të merrte pjesë në formimin e një qeverie të re që përfshin partitë e majta. Tani, qeveria që ai propozon mbështetet jo vetëm te e majta, por te një parti arabe.(Përgatiti: Tirana Today)

 

Tags: Benjamin NetanyahuIzraelNaftali Bennett

TË LIDHURA

Melania Trump bën thirrje për unitet pas trazirave në Minneapolis
Bota

Melania Trump bën thirrje për unitet pas trazirave në Minneapolis

18:58 | 27/01/2026
SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri
Bota

SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

18:31 | 27/01/2026
Tragjedia me tren në Spanjë,qeveria jep 20 mln € për familjet, opozita kërkon dorëheqjen e ministrit
Bota

Tragjedia me tren në Spanjë,qeveria jep 20 mln € për familjet, opozita kërkon dorëheqjen e ministrit

18:11 | 27/01/2026
Next Post
Mësimi i bukur i Covid-19, fshin dhjetëra partitë tona

Idealizimi i lodhshëm i PD-së dhe mosprekja e socialistëve

Kontrolle me dronë/Prangosen 7 shoferë, hiqen 91 patenta

Vrojtimi nga Guardia di Financa/ Si u siguruan provat për kanabisin në Krujë

Vrojtimi nga Guardia di Financa/ Si u siguruan provat për kanabisin në Krujë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh
Showbizz

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

by mirseda
21:50 | 27/01/2026
0

Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese,...

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

21:28 | 27/01/2026
Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

21:05 | 27/01/2026
Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com