Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Drama pas overdraftit 

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Ekonomi, Të Gjitha, W-Instant
Drama pas overdraftit 

Nga: Klodian Tomorri

Është fundi i muajit. Llogaria jote bankare është me të kuqe. Por ti ke nevojë për para për të financuar disa shpenzime ekstra. Mendon gjatë dhe në fund e gjen zgjidhjen. Borxhi.

Shkon me vrap në bankë. Ne sportel të pret oficerja e kredisë. Ajo nis të të shpjegojë procedurat se si merret overdrafti dhe letrat qe duhet të firmosësh.

Duket zgjidhje joshëse. Por sapo hedh firmën, ky është sinjali i parë se jeta jote ka filluar të marrë të tatëpjetën.

Borxhi nuk është asnjëherë i mirë. Por disa lloj borxhi janë edhe me malinjë. Overdrafti dhe kredia konsumatorë janë dy ndër to.

Kur merr overdraft ose borxh për konsum, do të thotë se të ardhurat e tua nuk mjaftojnë më për të financuar shpenzimet e përditshme.
Termi ekzotik, që ekonomistet përdorin për të përshkruar këtë situatë është deficiti primar. Për ta thënë shkurt, po jeton përtej mundesive të tua. Kriza financiare nuk është e përkohshme, por strukturore.

Por ajo qe duket si zgjidhje, për të kaluar këtë situate, pra borxhi, vetëm sa e rëndon më keq problemin. Borxhi ka kosto, te cilat rëndojnë edhe me tej gjendjen e vështire, duke rritur hendekun mes te ardhurave dhe shpenzimeve.

Një individ ose familje me deficit primar ka vetëm dy zgjidhje për të dale nga kriza. E para është rritja e te ardhurave. Nëse kjo dështon atëherë i gjithe konsolidimi duhet te bjere ne krahun e shpenzimeve.

Te duhet te shkurtosh shpenzimet, ku te mundesh. Por nese konsumi yt eshte ne nivel mbijetese dhe nuk mund te shkurtosh dot me asgje, atehere ekuacioni nuk ka asnje zgjidhje.

Wilkins Micawber, personazhi simpatik ne novelen David Copperfield te Charles Dickensit ka nje shprehje te famshme: “Kur shpenzimet tejkalojne te ardhurat, rezultati eshte mjerimi”.

Heren e pare qe kam lexuar Dickensin mu kujtua nje episod me gjyshin tim te ndjere. “Kurre mos i shpenzo te gjitha ato qe fiton- me thoshte. Mundohu te kursesh qofte edhe sadopak”.

Gjyshi im nuk kishte doktorature ne ekonomi. Madje as shkollen e mesme nuk kishte arritur ta bënte, sepse ajo ishte Shqipëria e asaj kohe. Por ai me ka mesuar ndoshta nje nga leksionet me te rëndësishme te financave. Një leksion te cilin me vone do ta ndeshja ne bankat e universitetit. Mbaji këmbët gjithmonë brenda jorganit. Ne te kundërtën, rezultati është mjerim. Dhe overdrafti është hapi i pare drejt gijotinës financiare.

 

Tags: ekonomiklodian tomorrikrizaoverdrafti

TË LIDHURA

Kërkesat për rritjen e çmimit të biletave të transportit publik, Karakaçi:Do e marrim në konsideratë
Aktualitet

Kërkesat për rritjen e çmimit të biletave të transportit publik, Karakaçi:Do e marrim në konsideratë

14:35 | 01/04/2026
Përfundon mbledhja e qeverisë, Ibrahimaj: 100 mln euro për AIDA-n dhe bord për investimet e huaja
Aktualitet

Përfundon mbledhja e qeverisë, Ibrahimaj: 100 mln euro për AIDA-n dhe bord për investimet e huaja

13:42 | 01/04/2026
Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA
Aktualitet

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

08:36 | 01/04/2026
Next Post
Rama: “Mollët e kalbura” jo në PS, dokumentet e PD për Valdrin Pjetrin u morën me ryshfet

Rama: “Mollët e kalbura” jo në PS, dokumentet e PD për Valdrin Pjetrin u morën me ryshfet

Parashikimi i shortit të Ligës së Kampionëve, Real Madridi dhe Liverpuli në të njëjtin grup me…

Parashikimi i shortit të Ligës së Kampionëve, Real Madridi dhe Liverpuli në të njëjtin grup me...

Vasili-Ramës: Fajin nuk e ka Valdrin Pjetri, por ata që ia tregojnë preshin

Vasili-Ramës: Fajin nuk e ka Valdrin Pjetri, por ata që ia tregojnë preshin







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!
Aktualitet

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!

by mirseda
22:34 | 02/04/2026
0

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik. Sipas njoftimit të Administratës...

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

22:29 | 02/04/2026
Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

22:09 | 02/04/2026
Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

22:07 | 02/04/2026
Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

21:49 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com