pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişenbetjojobetenbetenbetcasibompasacasinopusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetibizabet girişwbahiscratosroyalbet girişcashwingrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetcasibompasacasinobetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinbetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomikimislicratosroyalbetjojobetromabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Dosja/Kasmi u qëllua poshtë ‘shtëpisë-bazë’, greku u largua me furgon

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha


Prokuroria ka ndërtuar të plotë skenën e vrasjes së Devi Kasmit, i cili u vra nga ish-speciali grek Ethimiu Efthimius.

Në dosje thuhet se ish-speciali grek, rreth orës 18:30 të mbrëmjes së 29 janarit, shfaqet duke hyrë në rrugicën “Petro Cani”, pranë Pediatrisë. Pak minuta përpara tij, në këtë rrugicë kishte hyrë me motor Mario Meshini, mik me viktimën.

Efthimiu dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 42-vjeçarin Kasmi, poshtë shtëpisë që viktima përdorte si bazën për aktivitetin e paligjshëm, për të cilën nuk kishin dijeni familjarët, por vetëm një rreth i ngushtë personash të besuar.

Pas krimit – thuhet në dosje – ish-speciali grek, ka zgjedhur të largohet nga një rrugicë tjetër, duke dalë sërish në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku e priste një furgon i bardhë me targa AA 231 JH, raporton BalkanWeb.

Në momentin kur ai ngjitet në furgon – thotë prokuroria – një kamera sigurie ka fiksuar fytyrën e të dyshuarit, pasi ishte i pamaskuar.

Nga hetimet rezulton se furgonin e drejtonte i dyshuari tjetër Elton Halipaj.

Para hetuesve, Halipaj ka pranuar që ka marrë me furgon shtetasin grek, afër spitalit Pediatrik, por nuk kishte dijeni për përfshirjen e tij në vrasje.

Sa i përket furgonit të përdorur në ngjarje, prokuroria ka mundur të zbulojë se është blerë nga grupi kriminal që drejtohej nga Aurel Hoxhallari, tashmë në kërkim, me datë 17 janar, 12 ditë përpara krimit.

Sipas aktit noterial rezulton se mjeti i është blerë një shtetasi nga Fushë-Kruja nga i dyshuari Halipaj. Ky i fundit ka pranuar për hetuesit se ka firmosur te noteri për blerjen e furgonit, por shumën prej 4200 eurosh, ai thotë se e ka paguar Malvin Dinellari.

Lidhur me motivin e krimit, prokuroria ka dyshime të forta se Devi Kasmi u ekzekutua për shkak të përplasjeve me grupet rivale të trafikut të drogës.

Duke u ndalur te shtetasi grek, organi i akuzës thotë se ai ka rolin e ekzekutorit dhe është paguar për të vrarë 42-vjeçarin Kasmi.

Ish-speciali grek ka dyshime të ketë hyrë në Shqipëri edhe disa herë të tjera, por informacionet po verifikohen, pasi në asnjë rast Efthimius nuk ka kaluar në sistemin TIMS.

Herën e fundit ai ka hyrë po ilegalisht në vendin tonë, dy muaj më parë dhe ishte vendosur me qira në një banesë në Unazën e Re, shkruan BW.

Ish-speciali grek dhe të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Kasmit, pritet të dalin të hënën përpara gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Me herët, gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit me burg për Mario Meshinin, i dyshuar në rolin e bashkëpunëtorit.

Tags: ‘shtëpisë-bazë’grekuKasmime furgonposhtëu larguau qëllua

TË LIDHURA

Aktualitet

Turisti amerikan humb në malet e Përmetit, gjendet shëndoshë e mirë pas plot 10 orësh kërkime

19:23 | 11/06/2026
Aktualitet

Hoxha: Shqipëria ecën me ritëm të lartë drejt BE-së, nis mbyllja e kapitujve

18:20 | 11/06/2026
Aktualitet

Protesta e 12-të në Tiranë/ Nis grumbullimi në “Skënderbej”

18:07 | 11/06/2026
Next Post

Përmbytjet/Meteorologët parashikojnë ç'ndodh në vijim, zonat kritike...

Fino nxjerr shifrat: Milionat që shpenzoi Duka për luks me djersën e klubeve

Reprezalje ndaj terroristëve në Afganistan, mbi 100 të vrarë







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Turisti amerikan humb në malet e Përmetit, gjendet shëndoshë e mirë pas plot 10 orësh kërkime

by mirseda
19:23 | 11/06/2026
0

Një turist amerikan ka humbur në zonën malore të Përmetit ndërsa janë dashur 10 orë kërkime për...

Botërori 2026/ Meksikë-Afrikë e Jugut, ndeshja hapëse e kompeticionit

19:01 | 11/06/2026

Hoxha: Shqipëria ecën me ritëm të lartë drejt BE-së, nis mbyllja e kapitujve

18:20 | 11/06/2026

Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta

18:19 | 11/06/2026

Protesta e 12-të në Tiranë/ Nis grumbullimi në “Skënderbej”

18:07 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com