Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dosja “Tahiri” po degradon në një telenovelë turke

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Nga Andi Bushati/Publikimi i rreth 6-7 minutave të audio – përgjimeve të trafikantëve që përmendin Saimir Tahirin nga një media shumë pranë opozitës, Politiko.al, nuk solli asgjë të re që deri më tani nuk e dinte publiku. Edhe dhuratat për familjen edhe kërdia mbi votat edhe përdorimi i Audit të famshëm janë mëkate që të gjithë i njohim që prej ditës së parë.

Përveçse zërave origjinalë dhe dialektit të Labërisë që shtonte pak pigment në këtë roman policesk që zgjat prej javësh, asnjë fakt me peshë dhe asnjë dëshmi e re nuk doli në dritë.

Por, problemi i asaj që po ndodh me dosjen Tahiri është tjetër. Sa më shumë që kalon koha, ajo po rrezikon të degradojë në një telenovelë turke, nga ato që TV Klan përdor për të thithur shtresën më trushpëlarë të shikuesve.

Pak ditë më parë edhe Top Channel, ashtu sikurse këtë të mërkurë Politiko.al, paralajmëroi një bombë të re në dosjen që po ndjekin me drithërimë gjithë shqiptarët.

Por, në asnjë nga rastet, përpos titujve bombastikë, lexuesit dhe shikuesit nuk u informuan për asgjë esenciale.

Natyrisht, në këto “scoop-e” nuk ka asnjë mëkat.

Cilado media e globit që do t’i kishte në dispozicion edhe në qoftë se burimi i tyre do të qe prokuroria, edhe nëse ai do të qe opozita, do t’i publikonte ato.

Në çështje të tilla kaq të ndjeshme kërshëria nuk është një element që duhet nënvleftësuar, pavarësisht se herë pas here, kufiri i rrezikshëm mes vuajerizmit dhe interesit publik përcaktohet me shumë vështirësi.

Por, halli është diku tjetër. Sepse përveç suspansit që ngjallin seriale të tilla, ato nuk mund të trajtohen thjeshtë si episode të “Narcos” apo “Breaking bad”.

Ato nuk mund të përdoren as thjeshtë si justifikime për premtimet e ekzagjeruar të opozitës se do ta mbajë publikun me bomba të herë pas hershme.

Aq më pak ato mund të shërbejnë si hallka të një zinxhiri që vazhdon të fshikullojë qeverisjen e rilindjes.

Saimir Tahiri vetë, protektori dhe krijuesi i alibive të tij Edi Rama, kanë dalë më të njollosur se kurrë nga kjo histori. Tashmë nuk ka mbetur shqiptar me mend në kokë që nuk është bindur për lidhjet e tyre me trafikantët dhe me përdorimin që socialistët i kanë bërë këtyre lidhjeve.

Në këtë kuptim,“dosja Tahiri”, është ezauruar politikisht. Kush ka pasur për të humbur ka marrë njollën më negative prej saj, ndërsa kush ka pasur për të përfituar e ka vjelë gjithçka mundej.

Prandaj loja me të nuk ka më vlerë. Ajo duhet trajtuar me një seriozitet ku e ku më të lartë sesa vëmendja që i kushtojmë Ertogrulit dhe Sulltaneshës Kosen.

Ndërsa në të kundërt, çdo abuzim, çdo tejkalim i së drejtës, çdo tentativë për ta përdorur vend e pa vend si ushqim për militantët fanatikë, do ta zhvlerësonte atë. Në këtë kuptim të gjithë ata që bien qoftë edhe pa vetëdije në këtë lojë, bëjnë gabimin e atij që na nxit të rendim pas gjurmëve, ndërkohë që tashmë, të gjithë duhet të shohim ujkun. (Lapsi.al) 

Tags: degradondosjaedi ramaTahiritelenovelëturke

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Klientët bëjnë për spital prostitutën shqiptare

Klientët bëjnë për spital prostitutën shqiptare

Reshjet e borës/ Policia jep informacion për situatën e rrugëve në qarkun e Korçës

Reshjet e borës/ Policia jep informacion për situatën e rrugëve në qarkun e Korçës

“Ma bëni hallall”, zbulohet letra e 67-vjeçarit të vetëvrarë në Korçë

“Ma bëni hallall”, zbulohet letra e 67-vjeçarit të vetëvrarë në Korçë

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën
Sport

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën

by mirseda
22:52 | 13/09/2025
0

Napoli ka mundur 1-3 Fiorentinën në Firenze. Për kampionët e Italisë, belgu De Bruyne dhe Hojlund vendosën...

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

22:43 | 13/09/2025
Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

22:02 | 13/09/2025
“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

21:34 | 13/09/2025
Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

21:29 | 13/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com