Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Dosja Tahiri”, peng i shantazheve të ndërsjella mes bandave politike

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria
“Dosja Tahiri”, peng i shantazheve të ndërsjella mes bandave politike


Nëse drejtësia do të ishte realisht e barabartë për të gjithë, sikurse predikohet në parim, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të ndodhej me gjasë prej 3 muajsh në burg, në pritje  të verdiktit përfundimtar të gjykatës, ose mund do të ishte liruar shpejt nga akuzat, duke u vetëshpallur viktimë e një komploti të mirëorganizuar, nga një pjesë e parisë politike të Tiranës.

Në fakt s’ka ndodhur asnjë nga këto, dhe kjo pasi Tahiri është pjesë e një loje të ndyrë presionesh dhe shantazhesh, e cila po luhet në këtë vend prej 27 vjetësh, nëpërmjet dosjeve korruptive dhe përgjimeve të ndërsjella të panumërta.

Po të mos ishte për Prokurorinë e Katanias në Itali, por ndoshta edhe për reformën e sapo nisur në sistemin e drejtësisë, për të cilën ka një presion të hapur kryesisht nga SHBA-ja për të dhënë rezultate konkrete, akuzat ndaj Tahirit do të arkivoheshin në analet e historisë së politikës së tranzicionit, si një lloj inkuizicioni politik i opozitës së radhës ndaj ministrit të Brendshëm më jetëgjatë në historinë e Shqipërisë.

Sikurse u kuptua nga i madh dhe i vogël, nëse Edi Rama do të lejonte që Tahiri të hetohej nga qelia e burgut, telashet për kryeministrin dhe mazhorancën e tij njëngjyrëshe do të ishin të mëdha.

Por, edhe në gjendje të lirë, pavarësisht vazhdimit të hyrje-daljeve nga Shqipëria të ish-ministrit të Brendshëm, Prokuroria thuhet se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të fundosur ish-ministrin. Po përse nuk vepron?

Pyetje shumë logjike. Por aktualisht, të gjithë janë në pritje të “lojës” më të madhe që pritet të shpaloset duke filluar nga ky muaj e në vazhdim.

Ambasadori amerikan Donald Lu, është përbetuar disa herë publikisht se nga tani dhe deri në largimin e tij këtë verë nga detyra, Shqipëria do të përjetojë një “tërmet” të vërtetë politik, ku më në fund do të bien në rrjetë “peshqit e mëdhenj”, ose më saktë “peshkaqenët e korrupsionit”.

Disa madje parashikojnë zgjedhje të reja parlamentare që në vjeshtën e 2018-ës. Heqja e mandatit të deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica, është thjesht një vijimësi e procesit të dekriminalizimit dhe nuk mund të shihet kurrsesi si një shenjë se diçka e madhe pritet të ndodhë.

Në këtë gjendje pezull, shumëkush sheh përtej fatit personal të Saimir Tahirit. Vitet e fundit, është folur për disa pajisje përgjimi, që kanë funksionuar për llogari të palëve të interesuara private, dhe jo për llogari të SHISH, apo agjencive të tjera ligjzbatuese.

Publikisht, njihet vetëm rasti i deputetit Tom Doshi, që kontraktoi një ekspert të huaj për të gjurmuar ekzistencën apo jo të pajisjeve të përgjimit në banesën e tij.

Por loja me përgjimet është shumë e madhe, dhe me shumë lojtarë të përfshirë. Në shtatorin e vitit të shkuar, Rama shkarkoi zëvendësministrin e Brendshëm, Ilir Marko, përfaqësues i LSI-së, i akuzuar publikisht se kishte gisht në vendosjen e një pajisjeje përgjimi në zyrën e eprorit të tij Saimir Tahiri.

Sigurisht që përgjimet janë arkivuar diku, për t’u përdorur në kohën e duhur, ndonëse publikut do t’i interesonin pikërisht tani.

Në situatën aktuale, askush nuk e ka shkelur “vijën e re të kuqe” që është hequr. Deri para një viti, kur ishte ende zyrtarisht në radhët e LSI-së, deputeti Spartak Braho, ose “Baba Taku” siç thirrej me përkëdheli nga Ilir Meta, ishte bërë emblematik për çantën e tij të zezë, e përdorur si një metaforë për zotërimin prej tij të materialeve tejet komprometuese për shumë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë.

Ka zëra se Braho zotëron një pjesë të mirë të përgjimeve të realizuara nga deputeti i ndjerë Dritan Prifti me politikanë dhe figura të ndryshme publike dhe jo vetëm, edhe pse shqiptarët kanë parë deri më sot videon e famshme Meta-Prifti.

Marrëdhëniet Meta-Braho, nisën krisjen që në fundin e 2013-s, kur Braho i filmuar edhe nga kamerat e institucionit, u akuzua se kishte shkuar personalisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, jashtë orarit zyrtar, për të marrë një kopje të serverit qendror, me të dhënat konfidenciale të qindra, mijëra bizneseve në vend.

Një lëvizje kjo që u interpretua nga disa media opozitare, por edhe pranë LSI-së, si një mjet shantazhi që qeveria Rama mund ta përdorte ndaj biznesmenëve të ndryshëm, në varësi të rrethanave.

Prej zgjedhjeve të qershorit 2017, Braho është zyrtarisht pjesë e PS-së; u zgjodh fillimisht kryetar i komisionit parlamentar të Sigurisë, dhe tashmë është këshilltar i ngushtë i kryeministrit Rama.

Në kulmin e debateve, mbi miratimin në parlament të reformës në drejtësi, dhe shpërthimit të skandalit CEZ-DIA ku aludohej përfshirja e Ilir Metës, dhe më vonë e djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, Braho do t’i dërgonte një letër kryeministrit Rama dhe presidentit Nishani, ku shprehte shqetësimin se vendi kërcënohej të futej në kaos, me ndihmën e të huajve, kur veç të tjerash përmendeshin edhe sulmet ndaj kryeparlamentarit Meta.   

Një pohim tepër i rëndë, që duhej të kishte shkundur themelet e shtetit, por që në fakt nuk ndodhi asgjë.

Afrimi i fushatës zgjedhore, la në harresë luftën e palëve me dosjet e zullumeve. Rama largoi në marsin e 2017-ës Tahirin nga detyra, Meta u zgjodh president një muaj më pas. Pati një marrëveshje kulisash Rama-Basha, një bashkëqeverisje të përkohshme PD-PS-LSI.

Pasoi një fushatë zgjedhore bajate, dhe në fund vetëm LSI ndërroi vend, me Ramën që e fitoi bastin e tij elektoral.

Nga i gjithë ky qëmtim i kondensuar ngjarjesh, ngjan shumë e bukur për të qenë e vërtetë: Ish-kryeministra, ish-ministra, ministra, deputetë, që ndiqen penalisht, dhe disa prej tyre që përfundojnë në burg. Kjo pasi organi i akuzës do të duhej më së pari të shtjerë në dorë të gjithë mekanizimin e lojës së spiunëve: përgjimet ilegale që palët politike kanë realizuar, për të shantazhuar sipas rastit njëra-tjetrën.

Diçka që edhe nëse është teknikisht e mundur, nuk mund të realizohet me prokurorët aktualë, shumë prej të cilëve janë vetë të shantazhueshëm, për shkak të mëkateve të tyre. SHBA ka sjellë ekspertët e vet, por për hir të “sovranitetit”, akuza duhet të përfaqësohet nga shqiptarë.

Vettingu i shumë-reklamuar, mund të ketë një ndikim tejet të kufizuar, në rast se amerikanët si investuesit kryesorë të reformës në drejtësi, nuk japin më së pari garanci për jetën e atyre që do të duhet të çojnë në qeli “peshqit e mëdhenj”, që në këtë vend është dëshmuar qindra herë se nuk ka ndonjë vlerë të madhe kur përballë ka krimin e organizuar, si ai që gjallon në skutat e errëta të shoqërisë, ashtu edhe ai në nivelet me të larta të politikës. 

Përgatiti për Tirana Today, Alket Goce

Tags: bandaveDosja Tahirindërsjellapengpolitikeshantazheve

TË LIDHURA

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj
Aktualitet

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital
Aktualitet

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka
Aktualitet

“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka

21:49 | 20/06/2025
Next Post
Ushqimet që janë armiqtë kryesorë të dhëmbëve tuaj!

Ushqimet që janë armiqtë kryesorë të dhëmbëve tuaj!

Lubonja: Diplomatëve të huaj nuk u intereson demokracia shqiptare

Lubonja: Kamikazja Arta Marku po mbyll vrimat e rrjetës Rama-Lu

Foto/ Rrugës për në Rinas, Meta bën ndalesën e papritur

Foto/ Rrugës për në Rinas, Meta bën ndalesën e papritur

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP
Showbizz

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP

by mirseda
22:59 | 20/06/2025
0

Erandi dhe Big Mama u përballën në një televotim kokë më kokë, pasi humbën sfidën e zhvilluar...

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

22:42 | 20/06/2025
Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

22:11 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com